Një mrekulli ka ndodhur pasi binjakët kanë lindur të shëndetshëm 4 muaj pas vdekjes klinike të nënës së tyre Frankielen da Silva Zampoli Padilh.
Mjekët arritën që të shpëtonin foshnjet me anë të prerjes çezariane por nëna e tyre vdiq pas operacionit.
21-vjeçarja u mbajt e gjallë për 123 ditë, periudha më e gjatë ndonjëherë, pas një goditje në tru ndërsa ishte nëntë javëshe shtatëzanë.
Mjekët morën vendimin për ta mbajtur gjallë me anë të aparaturave për të shpëtuar dy fëmijët, Asafit dhe Anna Vitoria pasi zemra e tyre vazhdonte të rrihte në barkun e saj.
Bashkëshorti i saj Muriel Padilha e përshkroi lindjen e fëmijëve të tij si një mrekulli edhe pse humbja e Frankielen ishte shumë e dhimbshme për të, raporton The Mirror.
Por nuk mjekët nuk shpëtuan vetëm binjakët. Pasi ventilatori u fik zemra dhe veshkat e saj u dhuruan për të shpëtuar jetën e dy personave të tjerë.
Muriel dhe Frankielen kanë edhe një vajzë 2-vjeçare.
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi