Dy motra kamboxhiane, të moshës 98 dhe 101 janë ribashkuar për herë të parë në 47 vjet pasi secila kishin menduar për njëra-tjetrën që kishin vdekur gjatë mbretërimit të terrorit në Khmer Rouge në vitet 1970.
Bun Sen, 98 vjeç, u ribashkua gjithashtu me vëllain e saj 92-vjeçar, i cili mendonte se kishte ndërruar jetë, tha një OJQ lokale.
Dy motrat janë parë për herë të fundit në vitin 1973, dy vjet para se komunistët e udhëhequr nga Pol Pot të merrnin në kontroll Kamboxhinë, transmeton portal arbresh.info
Rreth dy milion njerëz mendohet se kanë vdekur nën sundimin Khmer Rouge.
Gjatë asaj periudhë shumë familje janë ndarë, fëmijët shpesh janë larguar me forcë nga prindërit e tyre, pasi regjimi kërkonte të ushtronte kontroll absolut mbi vendin.
Njëra nga motrat, pasi kishte humbur burrin, e kishte kaluar jetën e saj në varfëri të skajshme, duke kërkuar riciklime për të shitur dhe kujdesur për fëmijët në lagjen e varfër.
Edhe motra tjetër kishte mbetur e ve, duke u kujdesur për 12 fëmijët e saj.
Ato janë takuar me ndihmën e një organizate dhe tanimë janë duke kaluar kohën bashkë./arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...