Nuk ekziston asnjë femër në botë që vetes nuk ja ka gjetur të paktën një gabim, megjithatë ekzistojnë vjet të caktuara kur secila nga ne ndihet më së bukuri…
Një kërkim i ri i bërë në Britani të Madhe ka treguar që femrat më së bukuri ndihen në moshën 29 vjeçare. Si arsye për këtë 57 për qind kanë theksuar që në këtë moshë kanë më shumë vetëbesim, ndërsa 31 për qind e kanë lidhur këtë më ndjenjën e dashurisë dhe 31 për qind kanë shkruar fakte që gjenden në lidhje stabile.
Kur këto fakte mblidhen dhe shtohet edhe ndonjë vjen deri tek logjika e thjeshtë. Në prag të tridhjetave gati secila femër është e realizuar në anën profesionale, posedon rreth të filtruar të shoqërisë të cilët kanë ndikim pozitiv dhe i pranojnë mangësitë e saj, e ka kuptuar çfarë dëshiron në planin emotiv, ndërsa e gjitha kjo sjell deri tek vetëbesimi më i madh dhe vetëdija.
Por jini të vetëdijshme që vjetët nuk kanë rëndësi për ndjenjën e sigurisë dhe vetëbesimit. Secila prej nesh gjatë gjithë jetës duhet çdo ditë t’ia kujtojë vetes se sa e vlefshme është, e bashkë me këtë edhe ajo do të ndihet më e bukur. Bashkë me këtë studimi ka treguar që 64 për qind të femrave mendojnë që më pak të bukura ndihen kur janë të lodhura, ndërsa 48 për qind kur janë në stres, andaj mundohuni që sa më shpesh të keni beauty sleep dhe të jeni të mira me veten. Të paktën këtë secila nga ne mund t’ia ofrojmë vetes./femra.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...