Në çfarë moshe ju tradhtoni më shumë?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, kampioni i zgjedhur, i moshës midis 30 dhe 55, ka zbuluar një përgjigje interesante, e lidhur me orën biologjike dhe atë që besojmë se është e lidhur me të rinjtë.
Gjatë adoleshencës, dashuria duket se është kryefjalë e gjithçkaje (dhe hormonet), por kur rritemi takimet ndjekin rrugët e dëshirës, por edhe një mënyrë për të rinovuar angazhimin e tyre për jetën.
Një marrëdhënie e re na gjen më jetikë, të rinj dhe të lirë. Por kini kujdes, kjo nuk ndodh gjithmonë. Të ballafaquar me një zgjedhje që kërcënon të minojë një marrëdhënie, është e rëndësishme të analizohen motivet e vërteta që shtrihen nën sipërfaqen e gjërave, transmeton Lapsi.
Sondazhet kanë treguar se midis 30 dhe 40 viteve është më e lehtë të ndjehesh i pakënaqur: Hipoteka, faturat, fëmijët e vegjël dhe shqetësimet për të ardhmen janë një burim diskutimi dhe krijojnë stres.
Sipas të dhënave, 48% e tradhtive ndodhin mes moshës 40 dhe 45 vjeç një periudhë kohore që zakonisht shënon një reflektim të rëndësishëm ekzistencial.
Të dhënat tregojnë se 78% e grave ndërmjet moshës 40 dhe 44 zakonisht tradhtojnë partnerin e tyre.
Për gratë, pabesia rritet me numrin e viteve: Nëse nga 30 në 34 vjeç tradhtia është 38% për ta bërë këtë, përqindja arrin 59% midis 35 dhe 39 vjeç. Pas 40 viteve? Numri i tradhtarëve zvogëlohet në 40%./lapsi.al
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit