Mosha e duhur për të ndryshuar karrierrë

20:58 | 31 Maj 2019
Trina Galanxhi

Janë të shumë njerëzit që mendojnë të ndryshojnë karrierrën e tyre, por ndryshimi i saj në çdo moshë është paska i ndërlikuar. Ka raste kur ndryshimi i karrierrës është shumë i nevojshëm por ka edhe raste kur nuk është momenti i duhur.

Sue Ellson, praktikuese e zhvillimit të karrierrës, zbulon moshën e duhur për të ndryshuar karrierrën dhe cilat janë gjërat që nuk duhet ti bëni kurrë.

“Mënyra më e mirë që të ndryshoni karrierrën është gradualisht dhe jo brenda natës”, tha Sue.

Sue thotë se nuk ekziston një moshë e caktuar për të ndryshuar karrierrën.

“Kam parë shumë njerëz të cilët ndryshojnë karrierrën e tyre pas lindjes së fëmijëve- në moshën 30 ose 40 vjeçare,’ thotë Sue. ‘Të tjerë e ndryshojnë karrierrën kur fëmijët e tyre janë më të rritur pra në moshën 45- 50 vjeç. Përpara se të ndryshoni karrierrën tuaj duhet të bëni shumë kërkime të ndryshme. Flisni me njerëz të tjerë, për punën që jeni të interesuar dhe shqyrtoni çdo mundësi që ju ofrohet.

Shumica e karrierrave kanë gjasa të arrijnë deri në 80% të perfeksionit, madje edhe ajo idealja kështu që është shumë e rëndësishme që të jeni realist mbi efektin që do të ketë ndryshimi i karrierrës në jetën tuaj.

Si duhet ta bëni lëvizjen e ndryshimit të karrierrës.

Kur bie fjala te ndryshimi I punës, kërkimi juaj duhet të fillojë nga e përgjithshmja e pastaj te specifikja. ‘Filloni kërkimin me informacion të përgjithshëm rreth industrisë ose profesionit që dëshironi dhe mblidhni sa më shumë informacion dhe gjithashtu bisedoni me njerëz të ndryshëm të cilët kanë perspektiva të ndryshme. Më pas mund të bisedoni edhe me një person I cili merret me zhvillimin e karrierrës I cili do t’ju ndihmojë të gjeni opsione të ndryshme të përshtatshme për ju. Nëse gaboni, mbani mend mësimin, jo zhgënjimin dhe filloni përsëri nga e para.

Çfarë nuk duhet ta bëni kurrë nëse ndryshoni punën

Nëse ndryshoni punën mos bëni diçka të marrë si të jepni menjëherë dorëheqjen pa filluar diçka konkrete. ‘Bilanci juaj i ulët bankar nuk do t’ju ndihmojë të merrni vendime logjike dhe mund të tundoheni nga oferta e gabuar’. Gjithashtu nuk duhet të pranoni mundësi që nuk u ofrohen me shkrim:

“Së pari duhet të dini se ईfarë është një ofertë”, tha ajo, “dhe sidomos nuk duhet të pranoni gjënë e parë që ju ofrohet. Nëse jeni të qartë se çfarë dëshironi dhe jeni pregatitur mjaft mirë për këtë, nëse nuk është oferta e duhur, atëherë mos pranoni dhe vazhdoni rrugën tuaj”, përfundoi Sue. (Burimi: Dailymail)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme