Gjithsecili dëshiron që fëmija i tij të rritet i gëzuar, i lumtur dhe i suksesshëm. Si prindër ju mund të keni ndikim të madh në aftësinë e fëmijëve për të ecur drejt suksesit.
Por në fakt shumë prindër me sjelljen e tyre mund ta shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve dhe karrierën e tyre.
Këto janë 7 gjërat më të këqija që një prind mund t’i mësojë fëmijës së tij.
Kur ju i ngulitni në kokë fëmijës se puna është e keqe, ai ka prirjen të ankohet dhe të mos punojë. Të ankohesh për punën është pjesë e jetës, por të shprehurit e pakënaqësive dhe frustrimit herë pas here do të krijojë vetëm idenë se puna është një e keqe e domosdoshme që duhet toleruar dhe jo shijuar. Të rriturit duhet të gjejnë mënyrat e tyre për të shmangur stresin dhe frustrimin. Në ndryshim nga fëmijët që e shfaqin jashtë stresin dhe frustrimin, të rritur duhet ta menaxhojnë atë sa më mirë, dhe të balancojnë nxjenjat në mënyrën e duhur.
2. Zgjidhja e problemeve në vend të fëmijëve
Një nga aftësitë kryesore që i nevojiten gjithkujt është zgjidhja e problemeve në vendet e tyre të punës apo në jetë. Kjo perfeksionohet në sajë të praktikës. Mund të duket e dhimbshme të shohësh fëmijën që ka probleme në jetë dhe vështirësi në zgjidhjen e ngërçeve që mund t’i dalin gjatë rrugës, por kjo është jeta. Është e rëndësishme për ta që ta ndjejnë veten e tyre të aftë të zgjidhin sfidat që u dalin para.
3. Zgjedhja gjithmonë e sigurisë në vend të rrezikut
Sigurisht ju doni që fëmijët tuaj të jenë të sigurt. Duhet të kontrollojnë rrugën para se të kalojnë dhe të mos përdorin telefonin ndërkohë që drejtojnë mjetin. Duhet ta kuptojnë rrezikun vetë. Por ka nga ato situata ku të duhet të marrësh përsipër rrezikun, edhe nëse mund të ketë pasoja. Të qenit i sigurtë është e rrezikshme në fakt. Lejojini të marrin sfida përsipër.
4. Përcaktimi i rrugës në jetë
Koha e fëmijërisë është posaçërisht mosha në të cilën ne jemi kuriozë dhe ekstremisht imagjinues, në të cilën eksplorojmë lloj-lloj aktivitetesh. Të fokusuarit shumë në pasionet dhe dëshirat e para të fëmijës mund të bëjë që fëmija të shmanget nga pasioni i vërtetë që mund të jetë krejt tjetër nga ajo që ka shprehur kur ka qenë i vogël. Duhet t’i lejoni të eksperimentojnë dhe provojnë eksperienca të reja duke identifikuar pasionet e veta gjatë rrugës.
5. Ngatërrimi i të qenit të kompletuar me performancën e jashtëzakonshme
Është e zakonshme që fëmijët të shpërblehen për diçka të bukur që bëjnë. Mbarimi i një detyre mund të pranohet, por jo të konsiderohet si performancë e jashtëzakonshme. Fëmijët duhet të mësojnë dallimin mes të qenit diçka e duhur dhe e jashtëzakonshme, mesatare apo e shquar. Fëmijët kënaqen kur dëgjojnë se janë të talentuar, kur lavdërohen, kur ndjejnë se janë të zgjuar etj. Por pas vështirësive të tilla, ata mund të dëmtohen shumë në provën e parë të vërtetë të vështirësisë. Prandaj të demoralizuar nga dështimi i tyre, ata thonë se do të jenë të gatshmë të mashtrojnë sesa të rrezikojnë të dështojnë sërish.
6. Bërja e gjithçkaje të lehtë
Në jetë dhe në punë gjërat nuk janë asnjëherë të lehta, por ky mesazh mund të përthithet shumë kollaj nga fëmijët, sepse prindërit duan gjithmonë t’i mbajnë nën tutelë. Elasticiteti në situata të tilla krijohet duke u ndeshur me prova të vështira në jetë. Të lejuarit e një fëmije të dështojë në një ndërmarrje të tij, mund të jetë emocionalisht sfiduese dhe nuk i pëlqen prindërve, por kjo është e nevojshme sepse zhvillon karakterin e fëmijës.
7. Të ushtruarit e presionit në masë të madhe
Ndërsa është e rëndësishme t’i nxitni fëmijët të jenë elastikë në çdo gjë, mos e kaloni masën. Edhe pse ju mund t’u thoni fëmijëve të ndjekin shkollën dhe se ajo është shumë e rëndësishme, nëse e rrisni masën në këto kërkesa, mund të bëni që fëmijët të kenë probleme psikologjike dhe stres të tepërt.
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit