Të gjithë e kemi një mik, ose disa në facebook apo rrjetet e tjera sociale që postojnë vazhdimisht foto nga palestra apo nga aktivitetet e ndryshme sportive që ato mund të ushtrojnë.
Mbishkrimet që shoqërojnë këto postime mund të jenë nga më të ndryshmet, ndonjëherë shumë motivuese dhe herë të tjera të mërzitshme, për vetë faktin se kthehen në diçka shumë të zakonshme.
Studiuesit nga Universiteti i Brunelit në Londër kanë zhvilluar një studim për të kuptuar arsyen se përse shumë njerëz shpërndajnë çdo ditë në mediat sociale foto të tyret duke u ushtruar.
Dhe rezultatet e studimit janë të frikshme.
Njerëzit që postojnë vazhdimisht foto të kësaj natyre dhe jo vetëm kanë prirjen të shndërrohen në narcistë. Sipas studiuesve, qëllimi i tyre i parë është t’ju tregojnë të tjerëve se ato i kushtojnë shumë kohë vetes dhe paraqitjes fizike.
Narcistët kërkojnë vëmendje, çka sipas studiuesve tregon për probleme shumë të rënda mendore, të cilat mund të vinë edhe duke avancuar në të ardhmen.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...