Mos i vini re dietat, një pije me mollë dhe disa përbërës tjerë ju ndihmon të humbisni peshë

12:46 | 21 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Dietat e rrepta shpesh nuk japin rezultatet e duhura për humbjen e peshës, madje kanë edhe efekt negative në shëndet.

Pse të mbani një dietë rraskapitëse kur me ndihmën e ushqimeve natyrale dhe të shëndetshme mund të inkurajoni djegien e kalorive dhe të përshpejtoni metabolizmin?

Mollët janë ushqime që përmbajnë shumë vitamina dhe minerale dhe kryesojnë në listën e ushqimeve që nxisin humbje peshe, transmeton portal arbresh.info

Nëse i kombinoni me disa ushqime më të thjeshta, natyrale dhe organike, do të merrni një pije ideale për humbje peshe, e cila forcon imunitetin, ndikon në rigjenerimin e mëlçisë dhe është e pasur me vitamina A, B dhe C.

Receta që ndihmon për humbjen e peshës është:

1 limon
4 mollë
1 rrënjë xhenxhefil
1 gotë ujë

Të gjithë përbërësit i vendosni në blendet dhe i holloni me ujë. Pijen konsumojeni gjatë ditës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme