Banania, e konsideruar ndryshe si thesari i shëndetit, është një ndër frutat më të shijshëm dhe të ushqyeshëm që ekziston.
Gjendet në treg gjatë gjithë vitit dhe mund të konsumohet në çdo kohë. Bananet përmbajnë sasi të lartë kaliumi, mangan, selen, zink, fibra, acid folik, kompleksin e plotë të vitaminës B, vitaminë A etj. Ajo që nuk dini është se lëkura e saj, të cilën zakonisht e hedhim, është e pasur me një numër të lartë antioksidantësh dhe vitaminash të cilat mund t’i përdorni në dobi të shëndetit tuaj. Në këtë artikull Living do t’ju njohë me tre trajtime natyrale ku përbërësi kryesor nuk është banania, por lëkura e saj:
1.Trajtim natyral kundërkapsllëkut: Ndonëse banania ka në përmbajtjen e saj përbërës që luftojnë kapsllëkun, është mirë të dini që është lëkura e saj burimi më i madh i fibrave dietike. Përveçkësaj, ekuilibron aktivitetin tretës dhe eleminon toksinat e ndryshme që gjenden në zorrën e trashë. Për këtë recetë ju nevojiten: 3 lëkura bananesh (mundësisht pa pika të zeza), 3 lugë gjelle tërshërë të imët dhe 1 gotë ujë të ftohtë (200 ml). Kaloni në frulator lëkurat e bananes dhe shtoni gjysmën e ujit. Më pas shtoni tërëshërn dhe pjesën e mbetur nga goja. Pasi të gjithë përbërësit të jenë shkrirë plotësisht, shtoni lëngun e përftuar në një shishe të vogël ose kanë dhe pijeni esull çdo mëngjes 2-3 herë në javë.
2.Trajtim natyral kundër lythave: Kusho që ka lytha në pjesë të ndryshme të trupit, edhe pse studimet tregojnë se ato shfaqen më së shumti në duar dhe këmbë, e njohin fare mirë bezdinë që mund t’ju krijojnë. Livig ju propoozn një recetë interesante që mund të mos e keni dëgjuar më parë duke përdorur dy ingredientë lëkurën e bananes dhe uthullën e mollës. Ndani lëkurën në copa të vogla dhe njomini me uthull molle. Vendosini mbi lytha copëzat e lëkurës dhe fiksojini me leokoplast. Lërini të veprojnë gjithë natës dhe lani duart të nesërmen në mëngjes.
3.Trajtim për dhimbjen e kokës: Ilaçi i parë që shumica e shqiptarëve përdorin kur kanë dhimbje koke është paracetamoli, ndonëse ky i fundit është projektuar për një tjetër qëllim. Living ju propozon nje recetë shumë efektive dhe mbi të gjitha natyrale për të neutralizuar dhe qetësuar dhimbjen e kokës. Para së gjithash duhet të dini që niveli i lartë i potasit në lëkurën e bananes lehtëson procesin e oksigjenimit dhe lufton inflamacionin e dhimbjes së kokës. Në një tenxhere të vogël zieni një lëkurë bananeje për 10 minuta. Pas zierjes, lëreni të ftohet dhe kullojeni. Shtoni në fund një lugë çaj kanelle dhe pijeni. Dhimbja do të pushojë si me magji.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...