Një studim i kohëve të fundit tregon se është shumë e rëndësishme koha dhe mënyra se si hani atë që ndodhet në pjatën tuaj.
Studiuesit japonezë ndoqën 1083 të rritur për pesë vjet, duke i ndarë ato në tri kategori bazuar në sa shpejt hanin: i ngadaltë normal dhe i shpejtë. Ata gjithashtu iu përgjigjën një pyetësori në fillim të studimit, duke ndarë dietat, aktivitetin fizik dhe historinë mjekësore. Në fillim asnjë prej vullnetarëve nuk kishte sindromën metabolik – që do të thotë të keni të paktën tre faktorë të rrezikut, duke përfshirë obezitetin e barkut, kolesterolin e ulët dhe trigliceridet e larta, presionin e lartë të gjakut dhe sheqerin e lartë të gjakut, gjë që mund të çonte në probleme shëndetësore si kushtet e zemrës dhe diabetit.
Kur pjesëmarrësit raportuan mbas pesë viteve, 84 u diagnostikua me sindromën metabolike – dhe shpejtësia e ngrënies së një vakti ishte një parashikues i madh, sipas rezultateve në revistën “Circulation.” Ngrënësit e shpejtë kishin 89 për qind më shumë gjasa që të kishin sindromën metabolike sesa ngrënësit e ngadaltë dhe normalë. Vetëm 2,3 për qind e ngrënësve të ngadaltë morën diagnozën, krahasuar me 11,6 për qind të ngrënësve të shpejtë.
Por kjo nuk është e gjitha. Ngrënësit e shpejtë gjithashtu panë më shumë shtim në peshë, sidomos në pjesën e belit dhe nivele më të larta të sheqerit në gjak. Studiuesit thonë se ngrënia e shpejtë nuk i lë kohë trurit të sinjalizojë një ndalim dhe në këtë mënyrë ju hani më shumë./living.al/
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani