Pyesni ndonjë prej kolegëve tuaj se si ndihen dhe do të merrni një nga këto dy përgjigje: “Jam shumë i zënë” ose “jam shumë i stresuar”. Kështu ndodh gjithmonë.
Por ekspertët tashmë thonë se nëse ndiheni nën presion, zgjedhja e fjalëve për të përshkruar gjërat mund ta bëjë më keq situatën.
‘Thjesht duke thënë që jeni të stresuar lëshoni një sërë kimikatesh në trupin tuaj, epinefrine dhe cortisol, dhe neurotransmetuesit në tru që na bëjnë të ndihemi mjaft të stresuar”, thotë Seth Swirsky, një psikoterapist klinik.
“Zemra jonë rreh më shpejtë, frymëmarrja jonë bëhet më e shpejtë, tensioni i gjakut rritet, nuk mund të mendojmë si duhet dhe mbushemi me frikë dhe ankth”, vijon më tej ekspertja.
Një fakt i vërtetë është se duke thënë se jeni të stresuar e bën më të rëndë situatën, duket si një ironi mizore, por lajmi i mirë është se mund ti rregulloni gjërat thjesht duke ndryshuar mënyrën se si flisni për ndjesinë tuaj.
Por edhe të mos tregosh emocionet e tua sërish nuk të ndihmon thonë ekspertët. Mënyra më e mirë është që të mos thuash automatikisht që je i stresuar, por rekomandojnë që të përpiqeni të përkufizoni me dritë pak më pozitive ndjesinë tuaj.
Mund të përpiqeni të thoni: “Jam sërish i lodhur këtë javë, por e di që do ia arrij qëllimit në fund”.
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj