Vetëm një ose dy orë qëndrim në borë pa syze mjaftojnë për shfaqjen e verbërimit nga bora, i cili, si reaksion i vonuar shfaqet vetëm 6-12 orë pas ekspozimit, paralajmërojnë ekspertët
Verbëria nga bora shfaqet për shkak të rrezatimit ultraviolet, i cili në male është shumë më i lartë (refleksioni është trefish më i fuqishëm se në sipërfaqen e detit). Ajri i rralluar i maleve gjithë këtë edhe më shumë e potencon, transmeton Telegrafi.
Personi me verbëri nga bora ka sy të skuqur dhe shikim të mjegulluar, ndien gërvishtje dhe dhembje në të dy sytë, madje fillon edhe t’i pengojë drita.
Nëse ju ndodh diçka e këtillë, vendosni kompresa të ftohta uji në sy.
Nëse bartni thjerrëza kontakti patjetër hiqni dhe mos i vini derisa të qëndroni në male. Në të kundërtën, thjerrëzat e kontaktit mund të çojnë deri në dëmtimin e kornesë, gjë që do të ngadalësojnë shërimin e syve.
Për të shpejtuar shërimin, në sy duhet vënë lot artificialë apo xhele për njomje të syve, të cilët përshpejtojnë epitelizmin e sipërfaqes së dëmtuar.
Bartja e syzeve të mëdha mbrojtëse, të puthitura mirë për fytyre, duhet të jetë imperativ i çdo skiatori apo shëtitësi në borë.
Njësoj vlen edhe për syzet me dioptri, të cilat gjithashtu patjetër duhet të jenë mirë të fiksuara. Dhe kurrë nuk duhet të hiqen, madje edhe atëherë kur krijojnë përshtypjen që janë të mjegulluara.
Vetëm një orë pa to mund të shkaktojnë probleme me sytë.
Ngjyra e syzeve duhet të jetë e përshtatur me ambientin, më të mirat janë ‘photogray’ i hirtë. Për dimër mund të jenë edhe të verdha.
Më e rëndësishme është që të gjitha të kenë shenjën që mbrojtjes nga rrezatimi UV.
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...