Duket e parëndësishme por shpesh yjet bëhen parashikuesit më të mirë të vijimësisë së marrëdhënieve. Lexoni me radhë se cilës prej tyre nuk duhet t’i afroheni!
Dashi: Qëndroni larg Bricjapëve
Dashët janë thyerësit e rregullave, ndërsa Bricjapët janë ata që i bëjnë rregullat. Do të ndiheni gjatë gjithë kohës të kritikuar për stilin tuaj të shkujdesur të jetesës, që mund të tremb një Bricjap, i cili nuk del as për darkë pa bërë rezervim. Jeni të dy ambiciozë, por Bricjapi praktikisht është i martuar me punën.
Demi: Qëndroni larg Ujorëve
Ndonëse ju pëlqejnë rregullat dhe traditat tuaja, mënyra sesi një Ujor jeton mund t’ju duket robotike. Në lidhje ju jeni tërësisht të ngrohtë dhe romantikë, ndërsa Ujori vepron në bazë të një paradoksi të çuditshëm logjike e rebelimi dhe është shumë ‘koprac’ për të paguar për dëshirat tuaja luksoze. Gjërat mund të jenë interesante në shtrat, por pjesa tjetër…
Binjakët: Qëndroni larg Akrepëve
Lojërat e tyre janë vërtet joshëse, por gjërat komplikohen kur bëhet fjalë për një lidhje. Akrepi kërkon ekskluzivitet dhe besnikëri, që përpara se të shkëmbeni puthjen e parë. Dhe falë sharmit të tyre manipulues, do t’ju kthejnë në një skllav.
Gaforrja: Qëndroni larg Shigjetarëve
I lirë dhe i krisur, një Shigjetar do të futet në jetën tuaj si një tornado. Por nëse ndonjëherë kjo është pikërisht ajo që ju duhet për të dalë nga zona e rehatisë, në një periudhë më afatgjatë do të bëhet një situatë e padurueshme, që do t’ju shkaktojë gjendje të vazhdueshme ankthi.
Luani: Qëndroni larg Peshqve
Peshqit ëndërrimtarë do t’ju magjepsin menjëherë. Por humori i tyre është shumë i çuditshëm dhe shumë shpejt mund të kthehet në depresiv. Dhe ju sigurisht që do ta merrni si personale dhe do të humbni toruan kur ai/ajo të bëjë si misterioz/e, dhe të mos u përgjigjet mesazheve tuaja.
Virgjëresha: Qëndroni larg Peshoreve
Kur më në fund menduat se gjetët personin e duhur me të cilin do të kaloni disa takime magjike, një person i shenjës së Peshores do t’ju përgjigjet me: “Flasim, kismet.” Ju e keni të nevojshme që të dini nëse marrëdhënia juaj do të shkojë diku, ndërsa me dikë të shenjës së Peshores, mezi arrin të bësh një plan për të pirë një kafe. Do t’ju shkatërrojë durimin.
Peshorja: Qëndroni larg Virgjëreshave
Personat e shenjës së Virgjëreshës me pasionin e tyre për kulturën, mund të duken si personat e duhur fillimisht duke qenë se edhe shijet i keni të ngjashme. Por, Virgjëreshat janë në një mision të vazhdueshëm të përmirësimit të vetes, ndërsa ju parapëlqeni ta shihni botën më rozë. Do të ndiheni të vënë nën presion nga kërkesat e tyre të vazhdueshme dhe duke qenë një njeri që nuk kursehet kur vjen puna tek dhuratat, do të zhgënjeheni kur të shihni që Virgjëresha, në fakt, mendon vetëm për veten.
Akrepi: Qëndroni larg Binjakëve
Ndonëse jeni shumë të tërhequr nga mënyra e jetesës së Binjakëve, pamundësia për t’i bërë ata të përkushtuar do të nxjerrë anën tuaj më të keqe në sipërfaqe. Komunikimi i tyre i çuditshëm do t’ju lidhë pas celularit dhe flirtimet e tyre të vazhdueshme do t’ju kthejnë në një të çmendur.
Shigjetari: Qëndroni larg Gaforreve
Gaforret janë nga ata njerëz që duhet t’i mbani vetëm miq. Në dashuri, ata kthehen në njerëz aq të ngjitur dhe të ëmbël, saqë do t’ju velen menjëherë. Do t’i gjeni në derën e shtëpisë suaj me valixhe në dorë që në takimin e tretë dhe letrat e dashurisë mund t’ju nxisin reflekset e së vjellës.
Bricjapi: Qëndroni larg Dashëve
Në Zodiak, Dashët janë fëmijët dhe Bricjapët janë prindërit. Që këtu fillon problemi. Nëse po kërkoni një person që ta mbani me gjithçka, atëherë jeni në rregull. Në të kundërt, kjo krijon një lidhje varësie që do të vrasë romancën tuaj.
Ujori: Qëndroni larg Demave
Ndonëse e admironi romanticitetin e Demave, intensiteti i pasionit të tyre mund t’ju mbysë. Ju thjesht nuk e kuptoni dot nevojën e tyre për të lexuar “Të dua” në çdo mesazh që shkëmbeni, ose faktin që ndihen të pasigurt sa herë ju dilni me miqtë. Gjithashtu, dëshira e tyre për luks është tërësisht e pajustifikueshme për shenjën tuaj bamirëse.
Peshqit: Qëndroni larg Luanëve
Do të magjepseni nga gjestet romantike dhe xhentilesa e Luanëve. Por shumë shpejt, do të lodheni nga fakti që ata aktrojnë gjatë gjithë kohës dhe nuk do të jenë kurrë të gatshëm për diçka serioze. Ah po, bëni kujdes nga faturat e tyre të papaguara!
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja