Me fjalë tjera, kuptimi i këtyre sytjenave është e kundërta e funksionit normal që sytjenat mund të kenë…
Qëllimi i sytjenave është për ta ngritur gjoksin dhe për ti ndarë gjinjtë duke ofruar mbështetje përmes veshjeve të brendshme si dhe mbushjes së nevojshme. Nëse keni gjoks të vogël, nuk keni nevojë për shumë mbështetje, e tillë minimale munden për ju, kështuqë mund të mbani sytjena me dantellë të hollë në vend të sytjenave të rënda e të plota. Por, nëqoftëse keni gjoks të mesëm mesatar, mbështetja është mëse e rëndësishme për rahatinë e përgjithshme.
Këto sytjena të hapura, të projektuara nga Honeydew Intimates, kanë të hapur pjesën e poshtme të gjoksit. Emërtimi i tij është Nichole Cap Sleeve Open Cup Bralette. Në vend që të mbulojë pjesën e poshtme të gjoksit ndërsa të zbulojë pjesën e sipërme, siç janë sytjenat e zakonshme, kjo paraqet një model krejtsisht ndryshe, ka të hapur pjesën e poshtme, ndërsa lartë është tërësisht e mbuluar si një lloj këmishe prej dantelle.
Unë e konsideroj veten një eksperte të sytjenave dhe kam mbartur gjatë 15 vitet e jetës sime, dhe kam arritur në përfundimin se ky lloj modeli i sytjenave i përket femrave që dëshirojnë të relaksohen gjatë vikendeve, përderisa janë të shtrirë në shtrat dhe nuk punojnë asgjë, dhe nuk ka të bëjë aspak me femrat që vuajnë rutinën dhe aktivitetet në një periudhë të zgjatur kohore.
Ky lloj modeli vjen me ngjyrë rozë dhe të zezë, dhe shitet për 36 dollarë në Nordstrom. Pra, nëse jeni të interesuar të zbuloni gjoksin tuaj, keni zgjidhje!/femra.net
Aksident mes dy automjeteve në Greme të Ferizajt, lëndohen d...
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqe...
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi fo...
“Defender Europe” fillon nesër, marrin pjesë më shumë se 25 ...
Dua Lipa shkëlqen në Francë gjatë turneut “Radical Optimism”
Kallas: Liderët t’i lënë ndarjet anash – Kosova në plan të p...