Modeli i flokëve në trend këtë verë, gërsheti holandez

09:27 | 23 Qershor 2018
A. B.

Me kohën e bukur dhe me ditët e ngrohta e dimë se sa mund të jenë problematike dhe të lodhshme flokët e gjatë.

Një numër i vogël i femrave arrin që gjithë ditën ta shtyjë me flokë të lëshuara, aq më parë nëse duhet të punojë diçka që nënkupton djersitje të shtuar, transmeton Telegrafi.

Nëse ju janë mërzitur që nëpër kohë të ngrohtë të bartni flokët të lidhura në bisht apo gërshet të çrregullt, po ju japim propozimin se si t’i stilizoni flokët tuaj çdo ditë, ashtu që të jenë të rregullta dhe të mos ju pengojnë.

Duke pasur parasysh që gërsheti gjithmonë ka qenë frizurë klasike, këtë stil mund ta përshtatni për të gjitha rastet – nga shkuarja në punë, shoqërimi relaksues me miqtë deri te festat solemne (vetëm shtoni disa karfica apo lule të vogla nëse dëshironi.

Në vazhdim shikoni si duhet ta bëni gërshetin e përsosur holandez!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme