Modelet që kanë pushtuar botën e modës me bukurinë e tyre jo të zakonshme (FOTO)

11:04 | 17 Gusht 2017
L G

Bota e modës është një univerz i gjerë sfidues, në kërkim të pamjes së përsosur dhe modeleve të veçanta. Këto femra, si në vazhdim kanë arritur të zënë vendin e tyre në botën e modës dhe secila prej tyre është e përsosur sipas mënyrës së tyre.

Ashley Smith

Kjo është e njohur për ndarjen në mes të dhëmbëve, edhepse në botën e modës kërkohen vetëm përsosmëri, për të kjo është diçka që e dallon dhe e bën unike. Përveç modelimit, ajo pëlqen vizatimin dhe arkitekturën dhe është fytyra e njohur e markave Levi dhe Gap.

modele-bukuri-mode-zakonshme-1

Masha Tjelna

Nina Ricci, John Galliano, Givenchy dhe shumë shtëpi tjera të modës janë të hipnotizuar me modelen që ka sytë më të mëdhenj në botë. Masha është krahasuar shpesh me alienët dhe është e para që inicoi trendin e modeleve të pazakontë.

modele-bukuri-mode-zakonshme-2

Sabina Karlson

Flokë të kuqe natyrale, dredha të gjalla dhe pikla të vogla në tërë fytyrën, janë detaje që e diferencojnë modelen nga të tjerat, dhe natyraliteti i saj e bën më unike se kurrë.

sabina-768x383

Ana Brima

Ana është një nga modelet më premtuese të agjencisë së modës, që thuhet se ka një personalitet të veçantë, është unike, ka talent dhe stil të rrallë deri tani!

modele-bukuri-mode-zakonshme-3

Mirian Njoh

Mirian është një modele albine, para bukurisë ekzotike të së cilës nuk mund të qëndroni të përmbajtur. Përveç të qenit modele, ajo është edhe stiliste, fotografe dhe blogere.

modele-dukje-zakonshme

Kipriana Kwan

Kjo bukuroshe ka edhe një motër binjake, të cilat të dyja kanë provuar se bukuria natyrore është gjithmonë e përsosur, çfarëdo lloj race të keni.modele-bukuri-mode-zakonshme-4

Hana Geba Odel

Kjo femër është e njohur për ballin e saj të gjerë dhe mollëzat e theksuara dhe bukuria e saj njihet nga Dior, Gucci, Prada dhe Alexander Wang.

modele-bukuri-mode-zakonshme-5

Paloma Elseser

Modele me madhësi të plotë “plus-size” e cila ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale si një femër me plot qëndrim. Energjia e saj është me të vërtetë e mahnitshme!

untitled-1

Ana Mila

Kjo femër është vërejtur rastësisht përderisa bënte Pazar me nënën e saj. Tani ajo pëlqen brendet si Dolce&Gabbana dhe Versace dhe ajo që e dallon janë vetullat e saja të dendura.

modele-bukuri-mode-zakonshme-12

Felis Joop

Felis është në fillim të karrierës së saj, por tashmë mjaft e suksesshme duke marrë pjesë në agjencione të modës si një modele e pazakontë. Ajo që e bën edhe më të veçantë janë vetullat e saja natyrale, por edhe veshët paksa më të mëdhenj, që është edhe arsyeja e veçantisë së saj!/femra.net/

modele-bukuri-mode-zakonshme-23

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme