Edhe pse duket sikur dita për të folur për modën është e largët, në fakt nuk është edhe aq, pasi kur gjithçka duket sikur nuk ka më kuptim, nis një ditë e re, një frymëzim i ri.
Pranvera po troket me një energji të re, atë të viteve ’70, e cila është rikthyer pas 3 dekadash… Këtë gjë e kanë konfirmuar sfilatat e realizuara shatorin e kaluar, duke sjellë disa nga trendet kryesore, që do të dominojnë këtë vit!
Kemi të bëjmë me një modë të re, një modë nostalgjike, plot ngjyra dhe volume, thekë e një sërë aksesorësh që do t’i bëjnë veshjet tuaja të duken më të kuruara. Një risi e këtij viti është rëndësia që i është dhënë planetit dhe rrezikut të ngrohjes globale, duke aplikuar copa dhe materiale që e “dashurojnë” planetin .
5 trendet e reja që do t’i shohim çdo ditë këtë vit, sapo të dalim nga izolimi janë si më poshtë…
1.Ekspozimi i shpatullave
Romantike në pranverë! Jakat që zbulojnë shpatullat do të jenë protagoniste për bluzat dhe fustanet. Ekspozimi i shpatullave është një detaj femëror, seksi dhe shumë chic në të gjitha rastet. Gjithashtu, bustet vijnë të propozuara edhe në forma më voluminoze duke u shoqëruar me pantallona apo funde të prera drejt.
2.Jaka tipike e viteve ‘70
Frymëzimi kryesor nga vitet ’70? Muzika! Jakat e këmishave apo xhaketave vijnë të ekzagjiruara, më të mëdha se zakonishht dhe plot stil. Prada, Fendi dhe Louis Vuitton e kanë aplikuar këtë trend gjërësisht në koleksionet e tyre, në këmisha fustane e xhaketa, të cilat janë protagonistet e koleksionit.
3.Frymëzimi nga fustanet e nusërisë
Fustanet tipike të nusërisë e humbasin formalitetin e tyre në këtë sezon dhe kthehen në veshje të përditshme. Jo vetëm me volum, por edhe në ngjyrë të bardhë dhe gjithashtu edhe në formën e kostumeve mashkullore. Valentino, McQueen, Dior dhe Victoria Beckham do të jenë “shoqërueset” e nuses këtë sezon!
4.Frymëzimi “Safari”
Prej disa sezonesh, ky frymëzim vazhdon për krijuesit e modës… Paleta e shkretëtirës e dominon këtë trend me nuanca si portokallia, e kuqja, mustarda, apo ngjyra kaki. Nga Gucci tek Zimmermann, protagonistet janë xhaketat dhe fundet me xhepa, kapelet dhe çantat e kashtës.
5.“Të duash planetin”…
Siç e thamë dhe në fillim të këtij artikulli, ndryshimet klimaterike janë në qendër të trendeve të këtij viti. Ky shqetësim është protagonist në frymëzimet e shumë markave dhe do të thotë të “respektosh”./Revista Class
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%