Mjeshtri budist tregon 4 mënyrat për të qenë sa më të dashur dhe të respektuar

22:15 | 2 Prill 2019
Trina Galanxhi

A jeni të pajtimit që bota po bëhet më e egër?

Mjeshtri i Zen Budizmit me zërin e tij të butë dhe me një intelekt të mprehtë , flet mbi shqetësimet e trazuara të shoqërisë së sotme, transmeton portali arbresh.info

Sigurisht që ai ka shpalour një ide më të padeformuar mbi dashurinë në ditët e sotme. Ç’është dashuria dhe a kam dashur ndonjëherë me të vërtetë ndonjë në jetën time? Mësoni se si përgjigjet mjeshtri.

Sipas tij këto janë 4 elementet e dashurisë së vërtetë:

  1. Mirësia

Kur jeni në gjendje të krijoni një ndjenjë gëzimi dhe lumturie dhe jeni në gjendje të ndihmoni personin tjetër të bëjë të njëjtën gjë, kjo është dashamirësia e dashur dhe kjo është dashuria e vërtetë.

  1. Dhembshuria

Elementi i dytë është dhembshuria. Kjo është një aftësi për ta bërë vetën të vuajë më pak dhe për të ndihmuar të tjerët.

  1. Kënaqësia

Elementi i tretë është kënaqësia. Nëse nuk arrini ta ndani me të tjerët, atëherë nuk do të arrini ta shojini as vetë.

  1. Gjithëpërfshirja

Elementi i katërt është gjithëpërfshirja. Kjo do të thotë që në dashurinë e vërtetë ju nuk do të përcaktoni kufijë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme