Mjekët zbulojnë arsyen pse duhet ta pastroni fytyrën vetëm në mbrëmje

08:48 | 8 Shkurt 2019
Arbresh.info

Miti për larjen e fytyrës dy herë në ditë, në të vërtetë nuk është i nevojshëm për pjesën më të madhe të njerëzve.

Është vetëm një ide e keqe.
Sipas një studimi të botuar në “The Wall Street Journal”, kjo ka një shpjegim: “Nëse nuk ke probleme me lëkurën e fytyrës, si p.sh puçrra, dermatologët theksojnë se duhet ta lash vetëm një herë në ditë – në mbrëmje.

Pastrimi i fytyrës gjatë darkës heq make up-in, yndyrën dhe të gjitha papastërtitë e mbledhura gjatë ditës në lëkurë. Larja dy herë në ditë mund të shkaktojë tharje të lëkurës, një problem që me kalimin e kohës, jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt, mund të shpejtojë procesin e rrudhave.

Edhe sipas Dr. Oz, larja më shumë se një herë në ditë e fytyrës mund të përshpejtojë plakjen e lëkurës për shkak të tharjes nga uji. Ai thekson se larja e fytyrës dy herë në ditë mund të shkaktojë krijim të rrudhave dhe tharje, duke e bërë lëkurën më të ashpër. Kështu, vetëm një herë në ditë dhe në mbrëmje./revistaclass/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme