Mjekët amerikanë sugjerojnë se si të tejkaloni stresin e ditëve të sotme

22:46 | 16 Janar 2021
Trina Galanxhi

Emocionet jetojnë në trupat tanë dhe trupat tanë natyrshëm përjetojnë efektet fizike të stresit të vazhdueshëm. Përzierja toksike e trazirave politike, padrejtësisë racore dhe pandemisë ka bërë që shumë prej nesh të ndihen të prekshëm, fizikisht dhe mendërisht.

Mjekët në SHBA kanë ardhë në përfundim, që përpara ekzaminit të sëmundjes së pacientët, të identifikojnë nivelin e stresit, pasi është pikërisht stresi që ndikon në shëndetin e përgjithshëm, transmeton portali arbresh.info

Për t’ia dalë mbanë kësaj, mjekët për Ëashington Post japin këto sugjerime.

Mos shikoni shumë TV dhe lajme

Sadoqë shikimi i TV-së dhe lajmeve janë joshëse, ato duhet shmangut. Mediat sociale gjithashtu duhet të kontrollohen sa më pak, pasi ato rrisin nivelit e stresit. Bëni pushime.

Kontrolloni shqetësimet

Është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes shqetësimeve që bazohen në realitet dhe atyre që vijë rrufeshëm. Për shembull, është normale të shqetësohesh për variantet e reja të koronavirusit. Por kur të siguroheni se vaksinat aktuale do të funksionojnë kundër tyre (të cilat duhet) dhe ju vazhdoni të ruminoni në lidhje me efikasitetin e vaksinave, ne kemi një problem. Ankthi, kur lejohet të bredh lirshëm nëpër trurin tonë, harxhon energji të çmuar mendore dhe fizike. Mbroni trupin tuaj nga të qenit në një gjendje të vazhdueshme tensioni duke iu kundërvënë mendimeve tuaja me fakte, transmeton portal arbresh.info

Mbani ditar

Shqetësimet kur shkruhen ndihmojnë që të renditen, kategorizohen, përpunohen dhe të tejkalohen. Duke parë shqetësimet tona në letër mund t’u japë atyre më pak fuqi. Akti i thjeshtë i hedhjes së mendimeve në letër gjithashtu çliron hapësirën e trurit për të menduar të qetë, racional.

Fruti i “ndaluar”, nuk duhet ta konsomuni kur jeni shtatzënë dhe me menstruacione

Fleni mirë

Gjumi është thelbësor për përqendrimin, vëmendjen, humorin, menaxhimin e stresit dhe njohjen. Synoni për shtatë deri në tetë orë. Bëni një rutinë të gjumit, në mënyrë që të keni qetësi.

Ushtrimet fizike

Në fund, janë ushtrimet fizike ato që ndihmojnë për hequr qafe stresin. Çdo lloj lëvizjeje do të funksionojë. Ju nuk do të pendoheni edhe pse thjesht u ngritët nga tavolina juaj dhe u zgjatët për pesë minuta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme