Të kesh një fytyrë të pastër, pa njolla kafe, akne, qeska e rrathë të zinj poshtë syve dhe mbi të gjitha pa të bezdisshmet pika të zeza është ajo që do të dëshironte çdo femër.
Dhe për ta arritur këtë, do të ishit të gatshme të paguanit shifra nga më të çmendura për kremra të shtrenjtë apo seanca në qendër estetike. Zgjidhja është shumë më e thjeshtë nga ç’mendoni dhe mbi të gjitha më ekonomike. Për shembull në vend që të lodheni dhe paguani për eleminimin e pikave të zeza, mund ta bëni vetë në kushte shtëpie.
Para së gjithash duhet të dini se ç’janë ato. Pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët.
Prej disa kohësh në treg qarkullon një produkt, i cili është futur rishtas në treg, maska e zezë. Bëhet fjalë për një tubet kremoz, sasia e të cilit zakonisht është 200 ml, i cili përhapet në fytyrë me ndihmën e një spatule ose furçe. Por duke qenë se shpeshherë me cilësinë e tij bëhen manipulime, ndodh që ky krem të mos e kryejë funksionin e tij. Për këtë arsye, sot ju këshillojmë që maskën e zezë ta bëni në kushte shtëpie. Duhen vetëm pak minuta dhe rezultati do t’ju lërë pa fjalë.
Masat e ingredientëve ndryshojnë në varësi të sasisë që doni të përgatisni. Në një enë shtoni dy lugë çaji me pluhur karboni dhe një lugë gjelle me vinovil. Përzieni dy përbërësit derisa të shkriheni mirë me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e një furçe ose sfungjeri dhe më pas përhapeni në fytyrë. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe më pas lajeni me ujë të ftohtë. Rezultati do t’ju lërë pa fjalë./living.al
https://youmedia.fanpage.it/video/aj/WIxwD-Sw5oNmb1OM
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...