Gjatë fundjavës, një varg i CEO-ve të teknologjisë, përfshirë Tim Cook të Apple, Mark Zuckerberg të Facebook dhe Elon Musk të Tesla premtuan të shpërndanin miliona maska për punonjësit e kujdesit shëndetësor që punojnë në vijën e parë për të luftuar kundër koronavirusit.
Blerje në panik do të thotë që nuk ka maska edhe për stafin e spitalit, aq sa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë javën e kaluar që si zgjidhje e fundit, punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të përdorin një shami ose shall.
Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se qytetarët nuk kanë nevojë të mbajë maska përveç nëse kujdesen për dikë që ka COVID-19 dhe paralajmëron se ato janë efektive vetëm nëse vihen dhe hiqen siç duhet.
Më poshtë janë miliarderët e teknologjisë që kanë premtuar të dhurojnë maska:
Apple – minimumi 2 milion maska
Tim Cook
Drejtori i Përgjithshëm i Apple, Tim Cook, njoftoi të shtunën se Apple do të dhurojë “miliona” maska për punonjësit e shëndetit në SHBA dhe Evropë.
Në një takim për shtyp të shtunën, zëvendëspresidenti Mike Pence tha që Apple do të dhuronte dy milionë maska në SHBA.
Nuk është e qartë sa të tjera Apple planifikon të dhurojë për punonjësit evropianë të kujdesit shëndetësor.
Facebook – 720 000, me “miliona” më shumë gjatë rrugës.
Në një postim në Facebook të dielën, Mark Zuckerberg tha se Facebook do të dhurojë atë që kishte lënë nga zjarret e Kalifornisë, ndërsa punon për të zgjidhur “miliona më shumë”.
Kur u pyet nga “Business Insider” sa miliona maska po synon të sigurojë, një zëdhënës i Facebook tha:
“Situata është në ndryshim të vazhdueshëm dhe të gjithë duhet të jemi fleksibël. Angazhimi ynë për komunitetin vetëm do të forcohet. Ne po kërkojmë në mënyrë aktive mënyra të reja për të bërë ndryshime dhe do t’ju vëmë në dijeni.”
Tesla dhe SpaceX – 250,000 maska dhe 1000 ventilatorë.
Në një email për CleanTechnica të shtunën, Elon Musk tha që Tesla dhe SpaceX kanë 250,000 maska N95 të gatshme për të filluar dërgimin e tyre. “Me qëllim të fillimit të shpërndarjes së atyre në spitale nesër mbrëma”,- shtoi Musk në email.
Duke iu përgjigjur një përdoruesi në Twitter të dielën që të dërgonte ndihmë në spitalet në Luiziana, Musk premtoi:
“Ne do të përpiqemi të marrim dhe të dorëzojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Maska N95 është e vështirë për t’u veshur sa për dijeni. Maaska më pak të vështira janë më të mira shumicën e kohës”,- tha ai.
Të dielën, një studiues në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Uashingtonit (UWMC) gjithashtu mori 50 000 maska nga Elon Musk, raporton “The Seattle Times”.
Musk, gjithashtu, ka premtuar se Tesla dhe SpaceX do të kushtojnë burime për prodhimin e ventilatorëve për spitalet, megjithëse Musk njëkohësisht ka treguar mosbesim se do të ketë ndonjë mungesë të makinave.
Megjithatë, Musk i tha CleanTechnica që kompanitë “duhet të kenë mbi 1000 ventilatorë brenda javës tjetër”.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...