Shkruani
Përpara se të flini, shkruani në një copë letër të gjitha shqetësimet tuaja. Ndajini në dy kategori, gjërat që keni nën kontroll dhe ato që nuk i keni. Përpiquni të gjeni zgjidhje për ato që keni në kontroll dhe mos mendoni më pjesën tjetër.
Provoni frymëmarrjen 4-7-8
Numëroni deri në katër duke marrë frymë thellë, mbajeni frymën deri në 7 dhe nxirreni në 8. Kjo teknikë ju ndihmon të fokusoni mendjen për t’u qetësuar.
Dëgjoni histori qetësuese në audio
Kur dikush ju lexon përpara gjumit është një ndjesi shumë relaksuese. Tani që jeni rritur dhe nuk mund t’ju lexojnë, vendosni audio në CD.
Mbrojeni veten nga streset dytësore gjatë ditës
Një gjumë i mirë fillon që nga gjërat që bëni dhe nuk bëni ditën. Shmangni gjithçka që ju shkakton negativitet gjatë ditës, për të bërë një gjumë të qetë.
Dilni nga shtrati
Nëse përpiqeni për më shumë se 20 minuta, por nuk ia dilni të flini, më mirë çohuni, shkoni në një dhomë tjetër dhe kryeni një aktivitet ndryshe. Kur të ndiheni përgjumësh, kthehuni në shtrat.
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...