Nuk janë aspak estetike, shoqërohen me dhimbje të tmerrshme dhe nëse nuk i trajtoni në kohë mund të kthehen në një vatër inflamacioni dhe infeksioni mykotik.
Po flasim për të çarat dhe plasaritjet në thembrat e këmbës, një prej problemeve më shqetësuese gjatë verës për shumë femra dhe meshkuj. Në artikullin e sotëm, Living ju propozon një trajtim shumë efektiv të cilin mund ta bëni në kushte shtëpie në çdo kohë :
Përbërësit: 3 filxhanë çaji me qumësht dhe 3 lugë gjelle sodë buke. Për këtë trajtimi duhet përdorur qumësht i ngrohtë. Kujdes me temperaturën e tij, pasi nuk duhet t’u djegë këmbët. Shtoni qumështin në një legen të vogël dhe mbani këmbët brenda për 10 minuta. Hiqini për pak minuta dhe shtoni sodën e bukës. Me ndihmën e një furçe dhëmbësh fërkoni thembrat derisa të mbuloni plotësisht shputën dhe mbajini në qese për 30 minuta. Në fund lajini me ujë të vakët. Ky trajtim duhet përdorur për 2 javë me radhë derisa të vini re ndryshimet e para.
Qumështi përmban yndyrna, proteina dhe vitamina që ju ndihmojnë të trajtoni thembrat e plasaritura dhe të thatë. Acidi laktik i qumështit rregullon pH-in të lëkurës dhe parandalon infeksionet. Soda e buëks nga ana tjetër është një ndër ilaçet më të mira natyrale me veti antimykotike dhe antibakteriale që ndihmon të luftoni qelizat e vdekura të lëkurës.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...