Burrave myslimanë u lejohet të godasin gratë e tyre nëse ato janë të pabindura dhe dhuna në familje është “bekim”, sipas femrave të një dege radikale të një grupi islamik në Australi.
Mësuesja e fillores së një shkolle në Sidnej, Reem Allouche, gjatë një takimi me femrat të regjistruar në video, thotë se rrahja e gruas është një “akt simbolik” dhe shton se në rrahje lejohet edhe përdorimi i shkopinjve të vegjël.
Në një moment ajo tregon edhe se si duhet përdorur shkopi, duke goditur me shaka pjesëtaren tjetër të panelit.
Mësueja thotë se gratë duhet të rrihen vetëm nëse janë kapur në mëkat. “Mosbindja ndaj burrit, aktet imorale dhe tradhtia. Këto janë gjërat që meritojnë ndëshkim”, tregon Allouche.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...