Mësoni teknikën ” smokey eyes “

07:09 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Padyshim se një nga stilet më të popullarizuara të grimit të yjeve botërorë është ” Sy të nxirë ” – sytë e errët joshës që asnjë mashkull nuk mund të rri indiferent. Për t’ju këshilluar që ta bëni më mirë këtë gjë, për ju kemi veçuar këshillat e Andre Drykina, grimere profesionale e ekipit artistik të Giorgio Armani -t.

Ky stil i grimit i përshtatet edhe vajzave me ngjyrë të çelët të syve edhe atyre me sy të errët. Rregulli bazë është që të shmangen tonet blu. Në vend të kësaj për hijëzim zgjedhni nuancën e gjelbërt të mbyllur, gri ose ngjyrë kafe të errët.

HAPI 1

Aplikoni korrektorë mbi qepallë, në kapakun e syrit për të krijuar një bazë të qetë për hijen.

HAPI 2

Me laps-sysh (eyeliner) apo shkumës me ngjyrë ( më mirë është e zezë ose gri ), kufizoni kapakun e sipërm mbi qerpikët, brendësinë që bashkon këndet e syrit. Aplikoni të njëjtën linjë me laps në kapakun e poshtëm.

HAPI 3

Me brushë aplikoni hijëzimin në formë pluhuri. Më moderrne janë: ngjyrë kafe, gri e errët dhe ngjyrë e errët e gjelbërt. Ngjyrosni kapakun e brendshëm që bashkon këndet e syrit.

Këshillë: Që ngjyra të mos zbehet mbi kapakun e syrit tuaj dhe për të arritur shkëlqimin e duhur, pas korrektorit aplikoni një hije të ndritshme neutrale, prisni për pesë minuta dhe pastaj vazhdoni procesin e grimosjes.

HAPI 4

Në pjesën poshtë vetullës aplikoni ngjyrë neutrale, bezhë apo ngjyrë të ndritshme.

HAPI 5

Përfundo grimin me lyerjën e qerpikëve me maskarë me shtresë të dyfishtë e cila do e hap syrin tuaj më shumë.

Shiko videon më poshtë të një prej teknikave për grimosjen e syrit në stilin “ smokey eyes”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme