Ju nuk mund të besoni, por qepa është produkti më i efektshëm për kujdes ndaj flokëve.
Ndihmon në trajtimin e flokëve të dëmtuar, skajeve të thyera dhe humbjes së flokëve, transmeton portali arbresh.info
Qepët janë të pasura me squfur, të njohura për aftësinë e tij për të ushqyer rrënjët dhe që përshpejton rritjen e flokëve.
Lëngu i qepes për rritjen e flokëve
Merrni pak lëng qepe dhe shtoni ujë. Këtë lëng aplikoni në rrënjë dhe mbani për 20 deri në 30 minuta.
Qepë dhe vaj kokosi
Kombinimi i qepës dhe vajit përshpejton rritjen e flokëve dhe ushqen flokët, duke përmisuar cilësinë e tij. Përzieni qepën me vaj kokosi dhe masazhoni flokët. Mbani maskën për gjysmë ore dhe lani flokët.
Qepë dhe birrë
Prisni një qepë dhe përzieni me birrë. Ky trajtim funksionin shumë mirë te personat që duan të zgjasin flokët. Përdoreni 2 herë në javë.
Qepë dhe mjaltë
Njihet si mjeti më efektiv për rritjen e flokëve. Coptoni një qep dhe shtoni një sasi të vogël mjaltë. Aplikoni maskën në flkë dhe lini atë për të paktën një orë, më pas lajeni kokën mirë.
Qepë dhe rum
Ndani një qepë për gjysmë dhe lëreni të qëndrojë gjatë tërë natës në rum. Të nesërmen përdoreni maskën për flokët tuaj. Kjo do të përmisojë cilësinë e flokëve dhe do të shpejtojë rritjen e flokëve.
Qepë dhe limon
Ky kombinim është ideal për trajtimin e zbokthit. Limoni është i njohur për aftësinë e tij për të parandaluar humbjen e flokëve.
Qepë dhe kos
Prisni një qepë dhe shtoni një lugë një kosi. Aplikoni maskën në kokë dhe masazhoni mirë flokët. Lëreni atë për 45 minuta dhe më pas lani flokët me shampoo të rregullt./arbresh.info/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...