Highlighter, ose shkëlqyesi përdoret për t’i dhënë fytyrës shkëlqim dhe ndriçim dhe t’i theksojë ato pjesë të fytyrës që duam t’i vëmë në plan të parë.
Nëse përdoret siç duhet, me lojën e dritës dhe hijëzimit në ballë, qepalla dhe hundë mund të transformohet e tërë fytyra. Po ju sjellim një udhëzues të vogël.
Sytë
Që të keni sy më të mëdha dhe të ndritshëm aplikoni pak higlighter menjëherë nën vetullat. Ky trik është veçanërisht i dobishëm për vajzat me qepalla të venitura.
Faqet
Highlighter në asnjë mënyrë nuk duhet të aplikohet në të gjithë fytyrën. Aplikoni në pjesën e sipërme të mollëzave, kah sytë. Në këtë mënyrë do të dukeni shumë më e freskët, por edhe gropat e syve do të jenë më pak të dukshme.
Hunda
Nëse dëshironi që vizualisht ta ngushtoni hundën, aplikoni pak highlighter përgjatë ashtit, dhe shtrijeni mirë.
Buzët
Nëse dëshironi që buzët të duken më të plota, aplikoni pak highlighter menjëherë mbi gropën e vogël mbi qendrën e buzëve./femra.net/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...