Mësoni si të kujdeseni për piercing-ët

14:22 | 24 Mars 2017
Arbresh.info

Piercing-ët janë në trend tash e sa kohë.

Shumë persona preferojnë t’i krijojnë ato në mënyra të veçanta dhe unike, por nëse nuk i kushtoni kujdes pastrimit të tyre veçanërisht pasi t’i krijoni ato, mund të hasni në probleme dhe infektime nga më të ndryshmet.

Piercing-ët duhet të pastrohen dy herë në ditë.

Ju duhet të vazhdoni rutinën e juaj të pastrimit të paktën për një periudhë më të gjatë.

Mos i pastroni shumë shpesh.

Pastrimi i shpeshtë me produkte dhe solucione të ashpra për lëkurën tuaj, mund t’ju shkaktojë irritim.

Nëse ju sugjerohet pastrimi dy herë në ditë mos mendoni se nëse i pastroni 10 herë brenda ditës do të jetë edhe më mirë.

Kur vendosni të kryeni procedurën e pastrimit sigurohuni të zgjidhni produkte të buta dhe ndihmuese për vendin ku e keni bërë piercing-un.

Produkti më i mirë për pastrim konsiderohet kripa e detit.

Kjo kripë ju ndihmon në heqjen e bakterieve të cilat mblidhen në vendin ku është krijuar piercingu, kur vendosni ta bëni pastrimin me këtë element, sigurohuni që ta keni shpërndarë në të gjithë vendin.

Mos përdorni kripë kuzhine si zëvendësues por vetëm kripë të pastër të detit.

Aplikimi i produkteve të tjera si alkooli apo peroksidi i hidrogjenit, që dikur janë konsideruar si të dobishme, nuk preferohet të bëhen në vendet ku keni bërë piercing-un.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme