Nëse kaloni shumë kohë duke jetuar pranë zonave ku ka trafik të dendur, kjo mund të sjellë dëme të mëdha në trurin tuaj.
Ky është përfundimi shkencor i Institutit të Shëndetit në Kanada, që ka marrë në studim një numër relativisht të konsiderueshëm banorësh që jetojnë në Ontario.
Në bazë të studimit, personat që kanë jetuar pranë zonave me trafik të dendur, janë të predispozuar të kenë probleme me neuronet e trurit dhe të shfaqin një prirje çrregullimi mendor, që shfaqet si dëmtim i pakthyeshëm i qelizave të trurit.
Në bazë të studimit, 1 në 10 raste të këtyre çrregullimeve të trurit shkaktohet nga ekspozimi dhe jetesa e vazhdueshme në zona me trafik të dendur. Jetesa pranë zonave të tilla sjell edhe probleme të tjera me shëndetin, pasi edhe niveli i smogut është më i lartë dhe zhurmat janë më të ndjeshme për veshin e njeriut.
Studimi ka përfshirë 6.6 milionë banorë të Ontarios dhe është shpërndarë në grupmosha nga 20 në 85 vjeç.
Për të faktuar ndikimin e jetesës pranë zonave me trafik janë marrë në studim edhe disa sëmundje të tjera, por lidhja shkak-pasojë me to nuk ka qenë e fortë.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...