Menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale nga ana e Donald Trump, u spekulua për se Melanie Trump do të kërkojë divorc nga ai.
Një ish-ndihmëse e zonjës së parë amerikane, Melania Trump pretendon se ajo “po numëron minutat” derisa të largohen nga Shtëpia e Bardhë dhe ajo të kërkojë një divorc, transmeton portal arbresh.info
Një ekspert ligjor sugjeron që nëse ata do të divorcohen, Melania mund të marrë një pagë masive prej 50 milion dollarësh.
Duke cituar një libër të ri, Mirror vëren se banorët aktualë të Shtëpisë së Bardhë kanë një “martesë transaksionare”. Gjendja e martesës së tyre dyshohet se është “aq e keqe” sa çifti po fle në “dhoma gjumi të ndara”.
Ndërsa detajet e marrëveshjes paramartesore mbeten sekrete, një avokat divorci thuhet se pretendon se ajo do të marrë shumë më tepër sesa dy gratë e para të Donald.
Besohet se Melanie, e cila gjatë martesës me Donald Trump ka një djalë 4-vjeçar, Barron, nëse vendos për divorc mund të marrë më shumë se 50 milionë dollar.
Melanie Trump, me origjinë nga Sllovenia, u njoh me Donald Trump në kohën kur punonte si modele. Çifti u martua në janar 2005 në një martesë që u ndoq nga A-listers të Hollyëood të tilla si Heidi Klum, Katie Couric , Matt Lauer, P. Diddy, Simon Coëell, Kelly Ripps, ish-Presidenti Bill Clinton, dhe më shumë. Ata e mirëpritën djalin e tyre Barron në vitin 2006.
Thashethemet rreth problemeve martesore që kanë ata dy po ‘jehojnë’ për vite me rradhë. Besohet se Melanie Trump arriti në Shtëpinë e Bardhë pesë muaj më vonë pasi Donald Trump e morri mandatin e Presidentit të SHBA-ve. Kjo i shtoi karburant thashethemeve për stabilitetin e martesës së çiftit.
Sidoqoftë, Melania tregoi një front të bashkuar me burrin e saj pas rezultateve të zgjedhjeve amerikane 2020 pasi Joe Biden u shpall fituese.
Përmes një postimi në mediat sociale ajo tha se ‘populli amerikan meritonte zgjedhje të ndershme’.
Omarosa Manigault Newman, një ish-ndihmëse e Donald Trump, bëri pretendime në lidhje me martesën e tij me Melania Trump në librin e saj të vitit 2018, “Unhinged: An Insider’s Account of the Trump White House”. Neëman pretendon se zonja e parë aktualisht po pret që ata të dalin nga Shtëpia e Bardhë në mënyrë që ajo të paraqesë kërkesë për divorc. Martesa e tyre prej 15 vitesh sigurisht që ka mbaruar.
“Sipas mendimit tim, Melania po numëron çdo minutë derisa ai të dalë nga zyra dhe të fillojë procesin e divorcit. Nëse Melania do të përpiqej të tërhiqte poshtërimin e fundit dhe ta linte atë ndërsa ishte në detyrë, ai do të gjente një mënyrë për ta ndëshkuar atë,” Newman shkruajti në librin e saj./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...