Google ADS

Mësoni çfarë tregojnë për shëndetin e femrave qimet e tepërta në trup

07:34 | 23 Mars 2019
Arbresh.info

Na pëlqen ose jo, të gjithë ne kemi qime në trup! Është shumë normale dhe nuk keni pse shqetësoheni

Gjithsesi, nëse vendndodhja dhe cilësia e tyre ka ndryshuar, mund të jetë një tregues i një çështjeje shëndetësore dhe ky artikull do t’ju tregojë përse.

Më poshtë mund të lexoni se çfarë shkakton ndryshime në rritjen e qimeve dhe kur duhet të vizitoheni tek një specialist:

Le të përcaktojmë llojet e qimeve që mund të keni:

Qime të holla që mbulojnë tërë trupin dhe janë aq të holla sa mezi i vini re

Qimet e trasha dhe të gjata që janë më të errëta dhe fillojnë të dalin gjatë pubertetit. Këto lloj qimesh zhvillohet kur trupi ynë kalon përmes ndryshmeve serioze hormonale dhe ju duhet të mbani njërin sy hapur për to.

Gjenetike

Nëse keni një rritje të papritur të qimeve të trasha dhe të errëta ( që ju ngjajnë atyre të meshkujve) shikoni fotot e gjyshes suaj. Pavarësisht asaj që kemi arritur me teknologjinë moderne, ne nuk mund ta mashtrojmë gjenetikën.

Një çekuilibër hormonal

Rritja e papritur e qimeve mund të shkaktohet nga një çekuilibër i hormoneve mashkullore. Të dyja gjinitë, burrat dhe gratë kanë këto hormone dhe vajzat zakonisht i kanë ato në një nivel relativisht të ulët dhe në një raport të veçantë në krahasim me hormonet e tyre femërore.

Nëse rritet niveli i testosteronit, trupi juaj ka shumë hormone mashkullore dhe fillon të sillet sipas gjendjes së tij. Një situatë tjetër që çon në të njëjtin rezultat është një rënie në nivelet e estrogjenit, të cilat mund të jenë rezultat i menopauzës për shembull. Sido që të jetë, profili i hormoneve mashkull/femër del jashtë balancës normale.

Çrregullime të gjëndrave të veshkave

Gjëndrat e veshkave janë të vendosura mbi veshka dhe nëse gjëndrat e tyre nuk funksionojnë siç duhet, balanca hormonale ndryshon dhe rritja e tepruar e qimeve të trupit është një nga simptomat më të mëdha.

Simptoma të tjera të problemeve të gjëndrave të veshkave:

-tension të lartë
-shtim në peshë
-nivel shumë të ulët ose shumë të lartë të sheqerit në gjak
-dhimbje koke
-dobësi muskulore

Rritja e pazakonshme e indeve

Nëse rritja e qimeve në fytyrë vjen në një mënyrë shumë të papritur në pak muaj, ju duhet të shkoni të kontrolloheni tek mjeku.

Kjo rritje dramatike e qimeve është një shenjë e rritjes së nivelit ekstrem të testosteronit dhe mund të jetë rezultat i një lloj rritjeje jonormale të indeve, madje edhe të tumorit, që liron hormonet mashkullore.

Nuk është shumë e zakonshme, por nëse ndryshimet ndodhin shpejt, duhet të kontrolloheni.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme