Sa dilema mund të kemi kur vendosim të blejmë pudrën tonë të re të lëngët! Gjithçka fillon nga zgjedhja e ngjyrës së duhur.
Një nga gabimet e shpeshta që bëjmë është testimi i ngjyrës në faqe! Prandaj mos e testoni ngjyrën e pudrës se lëngët (sherkut) në faqet tuaja. Sepse lëkura e fytyrës tuaj nuk ka ngjyrë të njëjtë më pjesët tjera të trupit, kjo sigurisht për shkak të ekspozimit më të shpeshtë ndaj diellit dhe ndjeshmërisë qe ka. Nëse ju e testoni pudrën tuaj të lëngët në faqe do të përfundoni duke pasur dallime të mëdha në mes të ngjyrës se lëkurës së fytyrës ku keni aplikuar pudrën dhe pjesës së lëkurës se vërtetë të cilën e tregon qafa juaj, dhe kjo gjë do ju bëjë të mos dukeni aspak natyral.
Zgjedhja e duhur është nëse ju veproni kështu: fillimisht në pjesën e poshtme të qafës, vendosni tri ngjyra nga pudra e lëngët që besoni se përshtaten me ngjyrën e lëkurës tuaj, pastaj në mes të këtyre tri ngjyrave ju duhet të zgjedhni atë ngjyrë e cila nuk dallon shumë nga ngjyra e lëkurës tuaj në atë pjesë të qafës./Femra.net/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...