Nuk po e dëgjoni për herë të parë legjendën që thotë se ‘fati është i shkruar në duar’ apo jo?! Thuhet se vijat që gjenden në duar tregojnë gjithçka për ne dhe jetën tonë. Sa e vërtet është kjo? S’mund ta dimë kurrë, por s’humbisni gjë nëse mësoni ta lexoni.
Këshilla:
Filimisht zgjidhni dorën, por zgjedhja s’duhet të jetë e rastësishme. Për të lexuar mbi punën apo mënyrën si i prezantoheni botës, zgjidhni dorën që përdorni më shumë. Ndërsa për lidhjet, ëndërrat ose problemet emocionale, shihni dorën tjetër. Nesë nuk i dalloni mirë vijat e dorës, mbylleni pakëz pëllëmbën dhe shiheni nën dritë të fortë.
Mbani mend se nëse një vijë është më pak e dukshme, do të thotë se ka nevojë për veprim në atë fushë të jetës. Ndërkohë një vijë e thellë, do të thotë se karakteristikat e lidhura me të janë të forta dhe të zhvilluara mirë.
Vija e kokës
Nëse keni një:
1. Vijë të shkurtër (që mbaron rreth mesit të pëllëmbës)-Tregon se jeni mendimtar i shpejtë dhe që arrini në përfundime pa e zgjatur shumë.
2. Vijë të gjatë e të drejtë (që zgjatet përgjatë pëllëmbës drejt gishtit të vogël)-Analizoni shumë. Shpesh e gjeni veten duke menduar e stërmenduar të njëjtën gjë para se të merrni një vendim.
3. Vijë që ndahet në dy pjesë-I ndjeshëm ndaj të tjerëve. Mund t’a ndryshoni shpesh mendjen.
4. Vijë të gjatë dhe e harkuar (që zbret drejt këndit të poshtëm të pëllëmbës)-Jeni mendimtar kreativ që që mund të mendoni shumë zgjidhje të mundshme për një situatë.
Vija e zëmrës
Nëse keni një:
1. Vijë të gjatë e të drejtë (që mbaron poshtë gishtit tregues si në figurë)-Jeni racionalë dhe analizues, që i merrni gjithnjë në konsideratë ndjenjat e të tjerëve dhe njerëzit ju vlerësojnë për këtë.
2. Vijë të shkurtër e të drejtë (që mbaron midis gishtit të mesit dhe atij tregues)-Ju keni nevojë për lirinë tuaj. E tregoni dashurinë më shumë nëpërmjet veprimeve sesa fjalëve.
3. Vijë e gjatë e harkuar (harkohet lart drejt bazës së gishtit të mesit)-ju drejtojnë pasionet dhe dëshirat tuaja, dhe nuk ju intereson kush e di këtë.
4. Vijë e shkurtër e harkuar (harkohet lart gati 1cm nën bazën e gishtit të mesit)-jeni të rezervuar dhe preferoni grupet e vogla ndaj atyre të mëdha. Mund të hapeni nëse jeni vetëm me një person tjetër.
5. Vijë me dy ose më shumë X-e në pjesën dalëse të pëllëmbës-Keni përjetuar një tradhëti të madhe.
6. Vijë që ndahet në dy pjesë-Keni zakon t’i anashkaloni emocionet tuaja duke i kushtuar më shumë rëndësi nevojave të të tjerëve.
Vija e jetës (The Life Line)
Nëse keni një:
1. Vijë të gjatë (që harkohet rreth muskulit të gishtit të madh dhe përfundon në bazën e pëllëmbës si në figurë)-jeni një shkëmb i fortë ku njerëzit mbështeten në situata të vështira.
2. Vijë të shkurtër (që mbaron rreth mesit të pëllëmbës)-Kur gjërat bëhen të vështira, të qëndruarit i zënë me punë ju bën të ndiheni të sigurt e të mbrojtur.
3. Vijë e zbehtë-Ju duhet të qetësoheni herë pas here. Joga, meditimi, ecja ose edhe lojrat do t’ju bëjnë mirë.
4. Vijë e thyer-Çdo thyerje në vijë përfaqëson një eksperiencë traumatike që ka ndikuar edhe në vendimmarrjen tuaj shkruan revista anabel.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...