Meshkujt tullacë janë më inteligjentë dhe më mashkullorë se tjerët

14:36 | 3 Shkurt 2020
A. B.

Nëse një gjë është e vërtet në këtë jetë, ajo është fakti se numri i meshkujve tullacë të suksesshëm është tejet i lartë.

Dhe kjo, sipas hulumtimeve, nuk është ndonjë koincidencë, shkruan “Independent” transmeton portali arbresh.info

Përgjatë tri studimeve të ndryshme, të udhëhequra nga Albert E. Mannes, 59 pjesëmarrësve u ishin treguar fotografi të meshkujve me kokë të mbuluar nga flokët, dhe disa tjerëve u ishin treguar fotografi të po atyre meshkujve, por që në mënyrë digjitale i kishin bërë tullacë.

Mannes ka zbuluar se versionet e meshkujve si tullacë ishin perceptuar nga pjesëmarrësit si më dominues, mashkullorë, me vetëbesim më të lartë, më të gjatë dhe më të fuqishëm sesa ç’ishin në të vërtetë.

Por, meshkujt të cilët kishin qenë vetëm pjesërisht tullacë, pra nuk kishin pasur flokë vetëm në një pjesë të kokës – ishin perceptuar si më pak tërheqës dhe më të dobët.

Mannes thotë se këto trajta, veçanërisht dominanca, njihen si indikatorë të asaj se sa i suksesshëm është një person. /arbresh.info

https://www.indy100.com/article/bald-men-more-attractive-study-better-7549731?utm_medium=Social&utm_source=Facebook&fbclid=IwAR1AlN90JQFnhriRe7WNJfglcJI9wbsYLcBYZupBrZaFkYKacMcP8D3Unho#Echobox=1580675967

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme