Nuk është sekret që meshkujt i shprehin ndjenjat e tyre ndryshe nga vajzat. Nëse një grua e shpreh me sy ose me një ndryshim look-u faktin se ka rënë në dashuri, për meshkujt është ndryshe. Bright Side tregon plot 13 shenja që meshkujt japin kur bien në dashuri:
Ai të dëgjon me vëmendje
Sa shpesh i keni treguar partnerit/partneres të njëjtën histori mbi 10 herë? Vazhdimisht. Një partner që ju do, do t’ju dëgjojë më vëmendje edhe kur ju tregoni atë historinë e mërzitshme që e keni thënë me miliona herë…
Ai pranon gabimet
Një burrë që ju do i pranon gabimet edhe pse është një torturë për të. Ai e trajton gruan e tij me respekt dhe nuk bën asnjëherë premtime boshe.
Është gati për të rregulluar çdo gjë
Mashkulli që ju do bën çdo gjë për t’ua treguar. Ai mund të bëhet hidraulik, elektriçist, çdo lloj pune mund të bëjë për ju në shtëpinë tuaj kur keni nevojë, vetëm për të të treguar sa i aftë është dhe sa i përkushtuar është ndaj teje.
Nuk është kundër takimit me familjen tuaj
Të takojë familjen dhe kushërinjtë tuaj është një shqetësim me vere. Mirëpo, nëse ai tregohet i gatshëm të takojë familjen tuaj edhe pse babai juaj mund të jetë ushtarak dhe vëllai juaj është një njeri strikt, kjo gjë është për t’u duartrokitur.
Kërkon mendimin tuaj për rrobat
Meshkujt duan gjithashtu të duken bukur. Ndoshta ai ka vetë një shije të hollë për veshjet, mirëpo nëse kërkon një mendim nga ju për rrobat, kjo do të thotë se ai dëshiron që ju të mrekulloheni me zgjedhjen e tij.
Ai pëlqen të bëjë gjëra të ndryshme me ty
Monotonia është pjesë e jetës. Nëse një mashkull vjen me ju në bankë, për të bërë shopping, kjo nuk do të thotë se ai është i interesuar për këto aktivitete. Ai thjesht dëshiron të kalojë sa më shumë kohë me ju. A është mrekulli?
Ai gatuan që t’ju bëjë të lumtur
Nëse një mashkull gatuan për ju, është dashuri. Meshkujt që e lënë zonë e tyre të rehatisë për t’ju gatuar, prandaj merreni si një shenjë dashurie.
Planifikon udhëtime dhe nuk harron datat
Meshkujt veprojnë spontanisht, ndërsa gratë planifikojnë çdo gjë. Mirëpo, meshkujt e dashuruar bëjnë surpriza për t’ju sjellë gëzim.
Ai mendon se je e bukur…gjithmonë
Edhe nëse flokët tuaja janë të pakrehura dhe keni rrathët e zinj poshtë syve një djalë i dashuruar nuk do t’i shohë. Ai ndihet mirë kur ju nuk keni më komplekse për pamjen tuaj të jashtme në prani të tij.
Ai është gati të sakrifikojë për ju
Nëse ai ndryshon planet e tij për t’ju bërë të lumtur, kjo do të thotë se ju jeni e rëndësishme për të.
Ai është krenar për arritjet e tua dhe mbështet edhe idetë e çmendura që keni
Nëse një mashkull gëzon arritjet tuaja, dijeni se ai ju do dhe ju vlerëson. Ai gjithmonë përpiqet të festojë për arritjet tuaja. Madje meshkujt jo vetëm gëzohen për arritjet tuaj, por ju mbështesin edhe nëse keni ndonjë ide të çmendur.
Lufton për dashurinë dhe shqetësohet për ju
Kur ju ndiheni keq, ai nuk e injoron këtë situatë. Ai përpiqet të të bëjë të lumtur, sepse ka frikë se mos ju humbet. Nuk ka rëndësi sa sfida të mëdha ju sjell jeta, një mashkull që ju do është gjithmonë pranë jush.
Ai nuk ka frikë të tregohet i dobët përpara jush
Është vërtet një sfidë që meshkujt të tregojnë dobësitë e tyre. Por nëse ai ju do vërtet, ai nuk ka turp që të qajë me ju teksa shikoni një film dramë. Gjithashtu, meshkujt e dashuruar e pranojnë se kanë frikë se mos ju humbasin.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...