Google ADS

Meshkujt shqiptarë janë më dembelë kur janë beqarë

22:18 | 25 Janar 2019
Trina Galanxhi

Referuar anketës së bërë nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT, gjatë vitit 2017 – 2018, në mesin e femrave të moshës 15 – 49 vjeç, përqindja e punësuar aktualisht është më e lartë tek ato që kanë qenë të martuar më parë, por që janë të divorcuara, të ndara ose të ve) se sa ato që aktualisht janë të martuar ose në bashkëjetese konsensuale, përkatësisht me (53% kundrejt 42%).

Ky rezultat, mund të ndikohet nga fakti se pa mbështetjen e bashkëshortit, femrat marrin përgjegjësinë e plotë për ekonominë e tyre. Ndërsa e kundërta ndodh me meshkujt e të njëjtës grupmoshe, ku 73% e meshkujve të martuar janë të punësuar në krahasim me 54% e atyre që më parë ishin të martuar.

Ndërsa në këtë rast, duket se meshkujt “shkarkohen”, nga përgjegjësia për të mbajtur familjen. Po ashtu, zona e banimit është një faktor përcaktues në punësimin për gratë.

Në zonat urbane, 43% e tyre janë të punësuar në krahasim me vetëm 28% në zonat rurale. Për meshkujt nuk ka dallim thelbësor sipas llojit të vendbanimit: 55% janë të punësuar në zonat urbane krahasuar me 58% në zonat rurale.

Sa i përket arsimimit, sa më i lartë niveli i arsimimi i një gruaje, aq më shumë të ngjarë ka, që ajo të jetë e punësuar. Sipas anketës, 26% e atyre me arsimi fillor 4-vjeçar ose më pak janë të punësuara krahasuar me 57% të atyre me universitet ose arsim pasuniversitar . Ndërsa te meshkujt, raporti është 39 për qind me 62%.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme