Është gjithmonë interesante të mendojmë se si e imagjinojnë meshkujt gruan ideale. A renditet inteligjenca e saj në karakteristikat më të dëshirueshmet për meshkujt?
Epo, siç duket, inteligjenca e gruas duhet të jetë prioritet i meshkujve kur vendosin se me kë duan të martohen,transmeton Telegrafi.
Nuk është ndonjë sekret se inteligjenca e lartë është vlerë tejet e vlerësuar individuale. Por hulumtimet e reja tregojnë se kur kjo vlerë apo karakteristikë është prezente te gruaja, ajo mund të ndihmojë në rritjen e jetëgjatësisë së partnerit, e gjithashtu edhe në parandalimin e demencës.
Në një studim ku ishte ekzaminuar shëndeti i binjakëve identikë, ishte zbuluar se gjërat të cilat e rrethojnë një person luajnë rol kyç në aftësitë e tyre intelektuale.
Hulumtuesit kanë treguar se meshkujt të cilët martohen me gra inteligjente jetojnë më gjatë, janë më të lumtur, dhe janë më pak të prirë të diagnostikohen me sëmundjen e Alzheimerit apo demencën.
Është fakt i njohur se lojërat stimuluese për trurin i parandalojnë këto sëmundje, prandaj është logjike të supozojmë se një partner i cili vazhdimisht jua stimulon intelektin mund të ketë efekt pozitiv në aftësitë tuaja njohëse.
“Nëse një djalosh dëshiron të jetojë gjatë, atëherë duhet të martohet me një grua inteligjente”, ka thënë Lawrence Whalley, profesoreshë e shëndetit mendor.
Sipas saj, nuk ka parandalues më të mirë të demencës sesa inteligjenca!
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...