Psikologët Kate Ratliff nga Universiteti i Floridës dhe Shigehiro Oishi nga Universiteti i Virxhinias kanë kryer pesë eksperimente të ndryshme me 896 pjesëmarrës për mënyrën se si suksesi i partneres ndikon tek meshkujt, dhe rezultatet janë publikuar në revistën Society of Personality and Social Psychology.
Në njërin prej eksperimenteve, studiuesit kërkuan nga 32 çifte të ndryshme që ta bëjnë testin e inteligjencës. Testet në fakt nuk ishin kontrolluar, ndërsa të gjithë pjesëmarrësve meshkuj u ishte thënë që partneret e tyre, nga rezultatet e arritura, ishin në mesin e 12 për qind të pjesëmarrëseve më të mira ose në mesin e 12 për qind të pjesëmarrëseve më të dobëta.
Është vërejtur se tek meshkujt të cilët besonin se partneret e tyre ishin në mesin e 12 për qind të pjesëmarrëseve më të mira, vetëbesimi kishte rënë në krahasim me ata që mendonin se partneret e tyre ishin në mesin e pjesëmarrëseve më të dobëta. Me fjalë të tjera, fakti që partneret e tyre treguan inteligjencë të lartë shkaktoi që këta meshkuj të mendojnë keq për veten.
“Është krejtësisht logjike që mashkulli të ndihet i kërcënuar nëse e tejkalon e dashura në diçka që e bëjnë së bashku, tha dr. Ratliff për revistën amerikane. Por ajo që është befasuese është se e kemi zbuluar që meshkujt suksesin e partneres e perceptojnë automatikisht si dështim të tyre, edhe nëse nuk janë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin.
Sipas revistës Mens Health, kjo pasiguri rezulton nga fakti se më shumë ka të ngjarë që meshkujt faktin që partnerja e tyre është e suksesshme e kuptojnë si “partnerja ime është më e suksesshme se unë”.
Laura Tadesko, një nga redaktoret e kësaj reviste, thotë se meshkujt e tillë duhet të kënaqen me fitoren e tyre – me faktin se kanë arritur të jenë me një grua të aftë.
“Kjo quhet sukses”, përfundon ajo.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...