Hulumtuesit sugjerojnë që meshkujt duhet të krijojnë familje para se t’i mbushin 35 vjet në mënyrë që bebet e tyre të pa lindura t’u ikin rreziqeve.
Një studim i cili ka analizuar gjithsej 40 milionë bebe ka zbuluar se rreziku i komplikimeve gjatë lindjes fillon të rritet kur baballarët janë në mesin e viteve të tyre të 30’ta, dhe ky rrezik rritet dukshëm pas moshës 45 vjet, transmeton Telegrafi.
Për dekada të tëra femrave u është thënë se do ta rrezikojnë shëndetin e bebes nëse e ndjekin fillimisht karrierën dhe e lënë krijimin e familjes në vitet e vonshme.
Por, ky studim i ri, i cili është publikuar në ‘British Medical journal’, ka treguar se për shëndetin e bebes përgjegjësi duhet të marrin edhe meshkujt!
Një nga hulumtuesit e këtij studimi, profesori Michael Eisenberg, ka thënë se posa babai t’i mbush 35 vjet, menjëherë ka në rritje në rrezikun e defekteve të lindjes te bebja, por ky rrezik rritet dukshëm posa meshkujt të futen në vitet e tyre të 40’ta dhe 50’ta.
Kjo për shkak se për secilin vit që një mashkull plaket, ai akumulon dy mutacione të reja në ADN-në e spermës së tij.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist