Sipas një studimi të fundit, burrat australianë jetojnë më gjatë se meshkujt në vendet e tjera, në: Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut me një jetëgjatësi mesatare rreth 74 vjeç. Ndërkohë, meshkujt amerikanë jetojnë mesatarisht deri në 71.5 vjeç. Mirëpo, cilat janë sekretet e jetëgjatësisë? Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni 5 arsyet pse burrat australianë jetojnë më gjatë:
Është një vend i qëndrueshëm
Jeta ka qenë e mirë dhe e qetë në Australi, sipas studimeve kërkimore. Në krahasim me vendet e tjera evropiane, nuk ka pasur luftime të mëdha gjatë 2 luftërave botërore në tokën australiane.
Jetesa pa stres
Shumica e australianëve jetojnë afër plazhit. Një klimë e mirë e bën jetën automatikisht më pak stresuese. Kjo gjithashtu përfshin një mënyrë jetese aktive – njerëzit vrapojnë pranë oqeanit, lëvizin me biçikletë, bëjnë joga, etj.
Kuzhina e shëndetshme
Ushqime deti të freskëta dhe produkte nga ferma – kjo është kuzhina australiane, një nga më të shëndetshmet në botë. Kjo shpjegon edhe suksesin e restoranteve australiane nëpër botë.
Australianët janë të çmendur pas sporteve
Australia konsiderohet të jetë një vend “i çmendur sportiv”. Në Lojërat Olimpike, ajo shpesh fiton medalje, çfarë i inkurajon njerëzit të dalin jashtë të jenë aktivë, plus moti dhe oqeani, aty pranë janë një avantazh i madh.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...