Meshkuj, këto “komplimente” duhet të ndaloni së thëni femrave

01:17 | 8 Mars 2017
Arbresh.info

Kur flitet për komunikimin ndaj femrave, disa meshkuj nuk dinë asgjë për këtë. Për t’jua thjeshtuar këtë gjë, femrat kanë ndarë disa nga “komplimentet” që ato marrin vazhdimisht në “kuptim të mirë”, por që janë shumë ofenduese.

1.Çdo kompliment që vazhdon me “ti me siguri je x për y”. Shprehje të tilla si, “Ti je me siguri një femër e bukur për moshën që ke”, ose “Je e zgjuar për moshën që ke”.

2.“Heq syzet për t’i pastruar dhe ai që thotë: “Dukesh e bukur pa syze”. “E vlerësojmë të na quani të bukura, por na duhen syzet për të shikuar”.

3.“Meshkujt, që ndjenjë nevojën të tregojnë sa i madh është gjoksi im: “Thjesht mendova se duhet ta dije që ke një gjoks të madh”.
4.“Dukesh shumë më mirë me flokë të drejtuara”. Kjo na lëndon, sepse duket se marrim komplimente , vetëm kur harxhojmë dy orë për të rregulluar flokët.

5.“Jam flokëkuqe. Më kanë ardhur në “maj të hundës” djemtë që thonë se “u pëlqejnë shumë flokëkuqet” ose “dalë vetëm me flokëkuqe”. Duket sikur kjo është gjëja e vetme, që ka rëndësi për ta”.

6.“E dashur, pse nuk buzëqesh? Vë bast se dukesh më e bukur kur buzëqesh”. “Jo, jo dhe jo!!”
7.“Kam njohur djem që më thoshin se donin të lidheshin me mua, sepse “nuk isha si femrat e tjera”. E kuptoj se duan të tregojnë se kam një personalitet unik, por kjo ngjan sikur ata nuk duan , që të dalin me femrat në përgjithësi dhe kjo më bën të mendoj, pse ata kanë hequr dorë nga një gjini, të cilën nuk e gjejnë interesante dhe nuk argëtohen”.

8.“Kur një femër bën diçka të guximshme ose kur tregon sa e zgjuar që është… mos komplimentoni menjëherë paraqitjen e saj, nuk është aq e këndshme sa mendoni”.

9.“Çdo gjë që ka lidhje me peshën. Nuk është e nevojshme të na thoni se dukemi mirë tani , që u dobësuam, apo tani që jemi shëndoshur”.

10.“Meshkujt që quajnë “ekzotike” dhe më presin në atë mënyrë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme