Sakrificat dhe lufta e një nëne çeli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e jetës së Floreshës e cila prej vitesh përballet e vetme me sëmundjen e djalit të saj, Sebit. Para disa vitesh ajo ishe martuar dhe kishte sjellë në jetë dy fëmijë, Sebin dhe Grejsin.
Gjatë kohës që Sebi rritej, Floresha kishte vënë re se ai nuk reagonte si gjithë fëmijët e tjerë. Pas kontrolleve mjekësore, ajo kishte zbuluar që Sebi vuante nga autizmi. Në të njëjtën kohë Floresha, përveç sëmundjes së djalit të saj ishte përballur me vështirësitë ekonomike si dhe me konfliktet që kishte me ish-bashkëshortin.
Anila, motra e saj i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i thënë Floreshës se ajo nuk ishte e vetme dhe se do t’i qëndronte gjithmonë pranë. “Motra të do fort dhe të ftova në këtë studio për të treguar historinë tënde dhe të grave si ti. Unë të mbështes në çdo vendim tëndin dhe do të jem në krahun tënd gjithmonë!”, – ishte mesazhi i Anilës.
Në fund moderatorja, Arbana Osmani zbuloi surprizën që fondacioni “Golden Eagle” kishte rezervuar për Floreshën. Për shkak të problemeve ekonomike ajo ishte detyruar që të ndërpriste terapinë e Sebit dhe për këtë arsye, fondacioni kishte vendosur që të paguante seancat e tij për një vit./tch/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...