Merrni shembull nga Kourtney: Përfitimet e ujit me limon

09:30 | 1 Qershor 2019
Arbresh.info

“Të qenurit nënë është roli im i preferuar në jetë,” shkruan Kourtney Kardashian në blogun e saj Poosh. “Shtatzënia më dha arsye për t’i ndryshuar gjërat për mirë.” Përpos aktiviteve fizike (vrap, yoga), Kourtney thekson se praktoi Ayurveda – një sistem tradicional i mjekësisë së Indisë që përqëndrohet te mendja, trupi dhe shpirti dhe ndihmon në detoksifikimin e trupit përmes praktikave të ndryshme me ushqimin.

Në vijim ne po risjellim disa nga përfitimet e ujit me limon, një ndër recetat më të famshme të praktikës së famshme indiane dhe mund të përdoret nga të gjithë.

1. Limoni është i pasur me vitaminë C dhe kalium
Vitamina C ndihmon në luftimin e gripit dhe kaliumi stimulon trurin, funksionin e nervave dhe ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut.

2. Balancon pH
Limoni është ushqim shumë bazik (edhe pse është vetë acid, brenda trupit tonë sillet si bazë). Një trup bazik është një trup i shëndetshëm.

3. Ndihmon në rënien në peshë
Limoni është i pasur me fibrat e pektinës, që luftojnë dëshirën për të ngrënë ushqim. Është arritur në përfundimin se njerëzit që mbajnë një dietë bazike, humbasin kile më shpejtë.

4. Shërben si diuretik natyral
Lëngu i limonit ndihmon në largimin nga trupi të materialeve të padëshiruara, sepse rrit masën e urinimit të përditshëm. Toksinat largohen kështu më shpejtë dhe trakti juaj urinar qëndron i shëndetshëm.

5. Pastron lëkurën
Vitamina C ndikon në uljen e sasisë së rrudhave dhe njollave në fytyrë. Uji me limon largon toksinat nga gjaku dhe kjo ndihmon në një lëkurë më të pastër.

6. Hidraton sistemin limfatik
Një gotë në ditë ju mban të hidratuar dhe largon lodhjen shkruan Revista Class

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme