Kërkesa për rritje page është një nga bisedat më të vështira me të cilat do të ballafaqoheni në jetën profesionale.
Përderisa duket më e lehtë ta shmangni fare këtë temë, gjithashtu është e mundur që, me strategji të duhura, të kërkoni rritje rroge dhe t’ia arrini qëllimit tuaj.
Shivani Gopal, themeluese e ‘The Remarkable Woman’ – fondacion i cili iu ka ndihmuar njerëzve t’i rrisin rrogat deri në 80% – beson se është krejtësisht e mundur ta rritni rrogën – por ka disa gjëra që duhet t’i bëni paraprakisht për t’ia rritur vetes shanset.
1. Zbulojeni sa e keni ‘vlerën’
Gjëja e parë që duhet të bëni është të vendosni sa dëshironi të paguheni dhe ta planifikoni atë.
Posa ta keni bërë këtë, merrni hapa konkret duke hulumtuar fillimisht se sa vleni – pra të kuptoni sa vlejnë shkathtësitë dhe aftësitë tuaja.
Goalp sugjeron të ri-investoni në CV-në tuaj dhe ta dërgoni në kompani të ndryshme për ta ditur çfarë vlere keni në bazë të asaj se çfarë page ju ofrojnë ato kompanit, transmeton Telegrafi.
Kësisoj do ta keni parasysh pak a shumë se si është situata në treg, dhe në bazë të rrethanave, e filloni rrugëtimin tuaj për rritje rroge brenda kompanisë që jeni duke punuar aktualisht.
2. Mos e bëni këtë vetëm
Një nga strategjitë më efektive për të avancuar në pozitë në vend të punës është me ndihmën e një mentori që iu mbështet në qëllimet tuaja dhe gjatë tërë kohës ju këshillon si të veproni.
3. Punoni shumë
Mos u ndalni në momentin që keni filluar t’i mjeshtëroni gjërat që ju nevojiten për t’ia rritur vetes rrogën.
Ekspertët sugjerojnë të investoni në kurse të ndryshme të cilat jua rrisin aftësitë – aftësi të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me punën tuaj, prej të cilave përfiton kompania.
Mbani mend: Kur kërkoni rritje rroge jo vetëm se duhet t’ua dëshmoni se jeni duke e bërë punën tuaj shumë mirë, por gjithashtu duhet t’ju tregoni jeni duke bërë shumë më tepër!
4. Sigurohuni që tjerët t’ju shohin në mënyrë pozitive
Gopal thotë se është e rëndësishme të shiheni në mënyrë pozitive nga kolegët, por edhe nga tjerët në industrinë në të cilën punoni.
Këshilla e saj është e thjeshtë: “Vërehuni brenda dhe jashtë”!
5. Më në fund, kërkojeni atë që e doni
Kërkesa për rritje rroge do të thotë të jeni të qartë në një numër të madh të faktorëve – dhe jo vetëm në atë se sa para shtesë ju nevojiten.
Gopal rekomandon se kur jeni duke u takuar me menaxherin për ta diskutuar këtë çështje, fillimisht është e rëndësishme ta dini saktësisht se çfarë dëshironi, pastaj ta cekni vlerën monetare të punës tuaj dhe mendoni sa para i keni sjell kompanisë.
Përmendjani se për orarin që e keni, ju punoni më shumë dhe, në fund, barazoni të gjitha aftësitë dhe ato që i ofroni me një pagë që e mendoni se e meritoni dhe i përshtatet tregut.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...