Mënyrat se si të zbardhni rrobat në mënyrë natyrale

19:54 | 11 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Sigurisht që jeni lodhur duke shpenzuar nëpër detergjente të ndryshme që nuk ia dalin të zbardhojnë rrobat sikurse dëshironi ju.

Disa nga detergjentet, ia dalin që të largojnë njollat, por shpesh herë edhe i shkatërrojnë rrobat, transmeton portali arbresh.info

Sa herë ju ka ndodhur që të dëshpëroheni pasi i keni larë rrobat? Me ndihmën e dy përbërësve natyralë ju do t’ia dilni mbanë që t’i keni rrobat bardh si bora.

Sodë buke

Hidhni 4 litra ujë në një enë plastike dhe shtoni një gotë të madhe sodë buke. Pasi të tretet soda e bukës, vendosni rrobat me njolla aty dhe lërini të qëndrojnë për disa minuta. Shumë shpejt do të vëreni që ngjyra origjinale e rrobave do të fillojë të shfaqet.

Aspirin

Një mënyrë tjetër për të hequr njollat dhe për të zbardhur rrobat është edhe aspirina. Mbusheni një enë plastike me ujë dhe shtoni 6 aspirina. Rrobat duhet të qëndrojnë në enë për 30 minuta. Pasi t’i keni shpërlarë do të hetoni se rrobat do të jenë më të bardha se zakonisht.

Limon dhe uthull

Pak uthull dhe lëng limoni do të ndihmojë në heqjen e njollave në rroba të bardha dhe do t’i bëjë ato të duken shumë më të pastërta. Të dy përbërësit përzieni mirë dhe pastroni rrobat me to. Për 30 minuta rrobat tuaja do të duket si të reja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme