Shpesh herë në punë mund të hasni në pengesa të paspjegueshme dhe ndodh që e tërë ekipi do të jetë i mërzitur me ty.
Pas disa zënkave, e tëra që mund të pyesni është se “çfarë mund të bëj për të qenë në rregull me të tërë”, transmeton portali arbresh.info
Gjërat që sjellin probleme me kolegët janë të listuara më poshtë:
Në një artikull të publikuar nga Bloomberg është gjetur se punëtorët e dehidruar e humbin produktivitetin në punë. Studimi ka gjetur se punëtorët pak të dehidratuar janë rreth 12 për qind më pak produktivë sesa ata që janë të hidratuar. Mbajtja e një shishe uji në tavolinë ruan produktivitetin tuaj.
Nëse vrapo në punë që nga mëngjesi deri në përfundim të orarit, atëherë ju nuk do t’ia dilni që të riorganizoheni dhe sigurisht që do t’ju kaplojë panika. Mënyra e vetme për të tejkaluar këtë sfidë është që të pushoni pak dhe të merrni frymë. Studimet kanë gjetur se personat që meditojnë në vendin e punës marrin opinion pozitiv.
Natyrisht që është e nevojshme që të flisni nëse bëni punë më shumë. Vetë lavdërimi mund të ju ndihmojë që të qëndroni të motivuar. Por nëse i jepni prioritet vetëm lëdatave, atëherë do të thotë se nuk jeni duke kontribuar në punën e tjerëve, prandaj mos u befasoni nëse tjerët “largohen” nga ju.
Ja një gjë që nuk do të ju pëlqejë. Njerëzit që punojnë me kolegë dhe që pranojnë tekste ose ndonjë thirrje telefonike, më shumë se 3 herë gjatë orarit të punës, bëjnë gabime të mëdha. Hulumtuesit thonë se momenti i shkurtër i ndërprerjes, ndalon mendimet dhe vrullin për punë. Ka një arsye pse shumë zyra janë ende të rrepta rreth politikave telefonike, veçanërisht në takime. Hiqni nga dora telefonat dhe reputacioni në punë do të përmisohet./arbresh.info/
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...
Përurimin e segmentit Stanovc- Vushtrri, Kurti: Rruga Prisht...
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...