Manikyri xhel, tipsat, gurët, aksesorët që ngjiten në sipërfaqen e thonjve dëmtojnë jo pak këta të fundit.
Në mënyrë që të parandaloni thyerjen dhe petëzimin e tyre ju duhet të siguroheni që estëtistja nuk po përdor teknika që dëmtojnë thoin. Gjithmonë e mira është që ju t’i lini kohë thonjve të riparohen e të forcohen ndaj Living do të ndajë me ju poshtë 5 këshilla mjaft të vlefshme.
Provoni vajin e bajames ose kokosit për thonj te shëndetshëm.
Përzieni një lugë çaji vaji bajame me pak lëng limoni dhe masazhoni duart dhe thonjtë, ose zhytyni thonjtë në këtë përzierje për 2 minuta.
Vaji i bajames është i pasur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese që forcojnë thonjtë duke parandaluar thyerjen.
Zhytyni thonjtë tuaj në uthull molle
Uthulla është e pasur me lëndë ushqyese si kalcium, hekur dhe kalium. Përzieni në masë të barabartë uthull molle me ujë dhe mbajini thonjë në këtë përzierje për pak minuta çdo ditë dersia të shihni që thonjtë janë forcuar.
Masazhojini thonjtë me vajin e pemës së çajit. Nëse mendoni se thonjtë tuaj mund të jenë të brishtë për shkak të një infeksioni fungal, vaji i pemës së çajit është një antiseptik i fuqishëm. Ju mund ta përdorni vajin e pastër, ose mund ta përzierni me vaj ulliri ose vaj Vitamina E .
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante