Një shprehje e vjetër thotë “Gjella me kripë, e kripa me karar” por kur të mësoni përdorimet e tjera të këtij minerali jashtë kuzhinës nuk do shqetësoheni më për masën!
Më poshtë do të mësoni se çfarë mund të bëni me një lugë gjelle kripë, përveçse t’i shtoni shije gatimeve.
Pastroni yndyrën nga tiganët
Mjafton të hidhni në sipërfaqen e tiganëve kripë dhe të fërkoni ate me një sfungjer të ashpër! Yndyra do të largohet pa shumë mundim.
Pastroni dërrasën ku prisni perimet apo mishin
Spërkatni kripë mbi sipërfaqen e dërrasës dhe fërkojeni me një gjysmë limoni.
Bëjini gotat të shkëlqejnë si të reja
Shtresa e verdhë në gotat e qelqit mund të pastohet lehtësisht nëse këto të fundit do t’i mbushnit me pak kripë dhe t’i lanit me detergjent enësh.
Enët e tjera mund t’i lani gjithashtu duke përzierë uthull molle me pak kripë, pasi fuqia pastruese e uthullës dhe ashpërsia e kripës do të largojë çdo papastërti nga sipërfaqja e envë të kuzhinës.
Përzieni në raportin dy me një: vaj ulliri dhe kripë dhe formoni një pastë me të cilën të fërkoni lëkurën. Ky scrub do të largojë qelizat e vdekura të lëkurës duke e lënë atë të butë dhe të pastër
Shtoni gjysmë gote kripë një një kovë me ujë ku keni shtuar detergjent. Përziejeni mirë dhe njomni një leckë në të. Me këtë të fundit pastroni sipërfaqen e pllakave dhe do të shihni se si do të shkëlqejnë.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve