Hekuri bën mrekullira për rrobat tona duke na mundësuar të dukemi mirë dhe pedant, por nganjëherë nëpër etiketa të ndryshme të rrobave ka rregulla se si duhet hekurosur dhe deri në çmasë mund të përdorim nxehtësinë e lejuar. Ja disa këshilla dhe udhëzime të dobishme se si të hekurosni të gjithë rrobat tuaja më lehtë.
Rrobat prej pambuku: hekurosni në nxehtësi të lartë përderisa pëlhura është ende e lagësht në prekje. Përdorni butonin me avull sipas nevojës për spërkatje.
Rrobat me material likër: e njejta vlen edhe për këtë lloj rrobash, hekurosni në nxehtësi derisa pëlhura është e lagur dhe përdorni sa më shumë opsionin e avullit për të mos u ngjitur hekuri me materialin.
Rrobat e leshta: hekurosni rrobat nga prapa me nxehtësi mesatare apo të ulët si dhe përdorni butonin e avullit për t’i lagur rrobat sipas nevojës.
Rrobat prej mëndafshi: hekurosni rrobat prej nga prapa në nxehtësi të ulët, dhe mënjëherë pas laarjes, deri sa janë akoma të lagësht – nuk keni nevojë për avull apo spërkatje shtesë me ujë. Nëse është e nevojshme përdorni edhe një leckë mbi rrobat gjatë hekurosjes, që të evitoni ngjitjen e mundshme.
Lexoni edhe këtë: A mund të dalloni produktet origjinale nga ato false – Kuiz
Rrobat poliestër: hekurosni këto lloj rrobash me nxehtësi mesatare dhe të ulët përderisa janë akoma të lagësht. Spërkatni sipas nevojës, por shmangni avullimin. Avulli dhe nxehtësia e lartë mund të lënë shenja si shkëlqim plastik.
Rrobat prej najlloni: hekurosni rrobat me nxehtësi të ulët. Mos përdorni avullin, por spërkatni pak sipas nevojës herë pas here.
Rrobat prej akrili: hekurosni nga prapa me nxehtësi të ulët. Asnjëherë mos përdorni butonin e avullit, por spërkatni me ujë sipas nevojës.
Rrobat me dantellë: hekurosni rrobat kur janë të thata plotësisht me nxehtësi të ulët si dhe vendosni ndonjë leckë sipër rrobave për mbrojtje. Mos përdorni avull apo spërkatje me ujë.
Rroba kadifeje: asnjëherë mos hekurosni rroba me material të tillë – ky lloj ka nevojë për avullim./
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...